Vrau burrë e grua dhe tentoi t’i jepte fund jetës,ja arsyeja

Vrau burrë e grua dhe tentoi t’i jepte fund jetës,ja arsyeja

81
0
Shares

Konfliktet për pronësinë ishin motivet e vrasjes së dyfishtë në tetor të 2017-ës në Gjirokastër, ndërsa prej një muaji, Gjykata për Krime të Rënda ka nisur gjykimin e autorit të vrasjes së Aleko dhe Afërdita Kostës, Apostol Kostën.Aleko-Kosta

Krimi ka ndodhur në banesën e çiftit Kosta, dy ditë pasi zyra e përmbarimit i kishte dërguar autorit të dyshuar shkresë për prishje vullnetare të një muri ndarës ndërmjet oborreve.

 

Sipas dëshmive të djalit dhe bashkëshortes së autorit, gjithçka ka qenë e momentit dhe ka zgjatur disa minuta. Djali i Kostës ka treguar se pas të bërtiturave të nënës ka dalë në oborr dhe ka parë se i ati ishte duke qëlluar veten dhe më pas ka marrë vesh se çfarë kishte ndodhur në banesën e kushëririt.

“Rreth orës 07:00 ka dëgjuar nënën e tij duke bërtitur, e cila thoshte: “Ç’bëre, ç’bëre”. Ka kuptuar se kishte ndodhur diçka, është veshur dhe ka dalë në oborr te shkallët metalike që ngjitesh në katin e dytë të banesës, ka parë babanë e tij të ulur, me kallash në dorë dhe tytën poshtë mjekrës, i cili në atë çast ka realizuar qitje. Ai deklaron se me viktimën Alek Kosta, babai i tij ka pasur konflikte pronësie dhe për këtë fakt kanë qenë dhe në procese gjyqësore, të cilat i kishin humbur.

Para dy ditësh, nga zyra përmbarimit, u kishte ardhur shkresë për prishje vullnetare të një muri ndarës ndërmjet oborreve, që ishte dhe objekt i konfliktit”, kështu ka dëshmuar djali i Apostol Kostës. Dëshminë e saj para hetuesve e ka dhënë edhe bashkëshortja e këtij të fundit, e cila ka shpjeguar ngjarjen, ndërsa e vetmja gjë që i ka thënë ishte se çfarë kishte bërë.

“Pasi ka shkuar për të zier qumështin, Apostolin e ka lënë në oborrin e banesës së tyre. Pas rreth pesë minutash ka dëgjuar krisma. Ka dalë së bashku me fëmijët në oborr dhe ka parë Apostolin që vinte nga shtëpia e shtetaseve Aleko dhe Afërdita Kosta. Apostoli u ul te shkalla e hekurit. Ajo i foli se “çfarë bëre?”, por Apostoli e pa egër dhe vuri tytën e armës poshtë mjekrës dhe e shkrepi”, ka thënë bashkëshortja e tij. Ndërkohë, djali i viktimave tregon se ka qenë në gjumë kur ka ndodhur ngjarja, dhe se çdo gjë ka ndodhur shumë shpjet.

Fillimisht ka njoftuar gjyshin e tij e më pas Policinë. “Rreth orës 07:30 ka qenë në gjumë dhe në këto momente ka dëgjuar që është hapur dera e jashtme e banesës dhe pas këtij çasti ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ka parë në brendësi të banesës shtetasin Apostol Kosta, që mbante në duar një armë zjarri kallashnikov, me të cilën qëlloi në drejtim të njerkut të tij, shtetasit Aleko Kosta.

Gjithashtu, ai deklaron që autori i dyshuar mbante në njërën dorë një bidon plastik, të cilin pasi e la në tokë, hodhi në brendësi të banesës një lëndë plasëse. Më pas, deklaron se ka njoftuar gjyshin si dhe Policinë për ngjarjen”, shkruhet në dosje.

“Rreth 17 gëzhoja dhe granatë”, si ndodhi vrasja e dyfishtë

Vrasja e Alek dhe Afërdita Kostës ka ndodhur në datën 25.10.2017, rreth orës 07:15, në lagjen Palorto të qytetit të Gjirokastrës. Duke iu referuar Prokurorisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur një numër i konsiderueshëm gëzhojash dhe një granatë dore. Sipas Prokurorisë, gjithçka ka ndodhur për motive pronësie.

Shtetasi i dyshuar, Apostol Kosta, ka vrarë me armë zjarri komshinjtë e tij, bashkëshortët Aleko dhe Afërdita Kosta dhe më pas ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, si dhe nga veprimet e para hetimore, u konstatua se në banesën e viktimës, duke filluar që nga porta hyrëse e oborrit, vërehen një numër tepër i konsiderueshëm gëzhojash (17 gëzhoja), predhash, dëmtime të mureve dhe tavanit nga predhat e armëve të zjarrit.

Në fund të oborrit, në largësi 1,5 metra nga piketa nr. 3, ndodhet në dysheme një unazë sigurese granate dore, në formë rrethore, me ngjyrë metalike”, shkruhet në dosje. Trupat e viktimave janë gjetur brenda në banesën e tyre dhe kanë pasur plagë nga disa plumba.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY