Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Memoriali turk te Liqeni/ Reagon Velo: Vasalitet që na poshtëron si popull dhe na kujton 500 vjet robëri

13/08/2019
Memoriali turk te Liqeni/ Reagon Velo: Vasalitet që na poshtëron si popull dhe na kujton 500 vjet robëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për arkitektin dhe piktorin Maks Velo, vendosja e memorialit për të rënët e grushtit të shtetit në Turqi nuk është veçse një kujtesë për 500 vitet e robërisë së Shqipërisë ndaj osmanëve, pasojat e së cilës, sipas tij po i vuajmë ende.

Velo është shprehur kundër vendosjes së memorialit nga ana e ambasadës turke. Ai e quan “një vasalitet që na poshtëron”.
Sipas tij, nuk ka përse shteti shqiptar të tregojë ndjeshmëri karshi një ngjarjeje “të dyshimtë”, përpos faktit që grushte shteti ndodhin çdo javë në botë, çka do të thoshte të ngrinim për çdonjërin memorialë nga Liqeni.

Sa i takon mungesës së një përkujtese për viktimat e komunizmit, Velo thotë se ai vetë ka realizuar një skulpturë për nder të tyre, por as bashkia dhe askush tjetër nuk është interesuar për të.

Pak ditë më parë u vendos pranë Liqenit Artificial një memorial kushtuar të rënëve gjatë grushtit të shtetit në Turqi, a duhej ngritur, ç’lidhje kanë shqiptarët me këtë ngjarje?

Sigurisht që nuk duhej ngritur, është pa kuptim, pa asnjë logjikë, fare pa dinjitet. Një vasalitet që na poshtëron. Ajo që duhej bërë është që Parlamenti të aprovonte GENOCIDIN TURK KUNDËR ARMENËVE, (në Luftën e Parë Botërore), që e kanë aprovuar parlamentet e Francës, Gjermanisë etj..

Nga ana tjetër, pse duhet të na bezdisë ky memorial?
Na bezdis sepse na kujton 500 vjet robëri, krime e vrasje për të shtypur popullin shqiptar, moslejimin e mësimit të gjuhës shqipe. Shqipëria u bë vendi më i prapambetur i Ballkanit dhe këto pasoja nuk po i kalojmë akoma. Osmanët na mësuan të mos punojmë, të mos duam Europën e krishterë. Pasojat e kësaj zezone po i shohim sot me këtë korrupsion, me këtë krim, me këtë vetëposhtërim.

A nuk është vetë grushti i shtetit një ngjarje e diskutueshme në vetvete?
Sa për grushtin e shtetit, kjo është shumë e errët dhe duhet të kemi parasysh që vendet europiane nuk janë dakord me mënyrën se si po e menaxhon Erdogani këtë problem.
Pse shteti shqiptar duhet të tregojë ndjeshmëri karshi kësaj ngjarjeje?

Shteti shqiptar nuk ka pse tregon ndjeshmëri ndaj kësaj ngjarjeje. Grushte shteti ka çdo javë nëpër botë, do u bëjmë nga një memorial nga Liqeni të gjithëve?!
A nuk është kontradiktore që ne nuk kemi memorialë për viktimat e komunizmit, ndërsa e kemi mbushur Liqenin me përkujtimore për të huajt?

Unë kam bërë një skulpturë për viktimat e komunizmit, asnjëherë bashkia nuk ka ardhur ta kërkojë për ta vendosur nga Liqeni ose në një vend tjetër.

Tags: maksmemorialiTurkvelo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.