24 orë pas ngjarjes, janë shoqëruar deri më tani në Komisariat mbi 10 persona të cilët janë marrë në pyetje dhe janë lënë sërish të lirë.
Ekzekutimi i 48-vjeçarit, Gjini, duket se është kryer nga vrasës profesionistë. Kjo pasi, në momentin që u qëllua në drejtim të Armando Gjinit, ndërsa ai ndodhej brenda në makinë, bashkë me të ishin dhe dy fëmijët e tij të mitur.
Bëhet fjalë për atentatin ndaj Armando Gjinit, i cili u ekzekutua me armë në mes të qytetit të Rrëshenit.Deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar, por të dyshuar persona që kanë pasur probleme më herët me familjen e të ndjerit.
Sipas Panoramës, familja e Gjinit është e përfshirë në një gjakmarrje në të kaluarën. Kjo është dhe pista e parë për policinë, por nuk përjashtohet ajo e borxheve si dhe e kaluara e viktimës në Belgjikë.
Viktima rezulton person i arrestuar nga Polica një vit më parë, pas dyshimeve se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, që drejtohet nga i ashtuquajturi “bari shqiptar i drogës”, Met Kanani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/