Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Naftëtarët rroga minimale dhe pasiguri, Beso ndan paratë me Ramën, Gjiknurin dhe Ahmetajn

13/11/2016
Basha: Naftëtarët rroga minimale dhe pasiguri, Beso ndan paratë me Ramën, Gjiknurin dhe Ahmetajn
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rafineria e Ballshit është afera më e re korruptive e Edi Ramës, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me drejtues të strukturave të PD në Mallakastër dhe Patos. Edi Rama dhe miqtë e tij nxjerrin miliona euro nga nafta në muaj, ndërsa naftëtarët marrin paga qesharake dhe punojnë pa minimumin e sigurisë teknike, çka u pa dhe në ngjarjen e fundit ku humbi jetën Shkëlqim Muça e shumë të tjerë mbetën të plagosur.
“Sa është fitimi i rafinerisë?! 30 milionë euro në muaj është xhiroja, minimalisht 10 milionë euro në muaj është fitimi, pjesëtojeni për 5 mijë naftëtarë. Sikur ky fitim ti shkonte i gjithi naftëtarëve, bëhet fjalë për 2 mijë euro për naftëtarë, domethënë 2.6 milionë lekë të vjetra për naftëtar.
Por naftëtarët kanë rroga minimale dhe pasiguri për nesër. Në vend që të kemi 5 mijë naftëtarë me një rrogë, me një pagë dinjitoze, nuk po them 2 milionë e 600 mijë, por të paktën  500 apo 600 mijë lekë, kemi Beson me një grusht njerëzish që fusin në xhepat e tyre 10 milionë euro në muaj dhe i ndajnë me Edi Ramën, me Damian Gjiknurin, me Arben Ahmetajn me shokë.
Ky është realiteti i Shqipërisë sot, qeveritarët e korruptuar e kanë kapur për fyti buxhetin e shtetit. Një grusht monopolistësh po vjelin pasuritë e shqiptarëve dhe nga ana tjetër mbështeten tek një grusht kriminelësh që shfrytëzojnë mijëra shqiptarë, midis tyre fëmijë dhe gra për ta mbjellë Shqipërinë me hashash”, u shpreh Basha.
Beteja që kemi përballë, theksoi zoti Basha është përmbysja e një klike të korruptuar dhe të inkriminuar e cila do te beje gjithçka qe te mbroje miliardat qe ka përfituar buxheti i shteti, krimi dhe droga.
“Ne jemi sot në një vend ku qeveria ekziston vetëm për të zhvatur pasurinë e vendit, ku Kryeministri ekziston vetëm për tu pasuruar dhe për të pasur sa më shumë pushtet. Për këtë arsye buxheti i shtetit masakrohet me tendera, koncesione, privatizime, shpenzime të cilat nuk shkojnë në mirëqenien e qytetarëve. Aleanca me krimin ka bërë të mundur që Kryeministri ti gëzohet qindra miliona eurove, dollarëve, lekëve të drogës. Beteja që kemi përballë është përmbysja e një sistemi, e një klike të korruptuar dhe të inkriminuar e cila ka në lojë miliardat e buxhetit dhe miliardat e krimit, dhe do ti mbrojë ato me çdo kusht e me çdo çmim.
Përballë një klike që numëron me gishtat e dorës përfituesit nga buxheti i shqiptarëve, përfituesit nga mbulimi i Shqipërisë me drogë, sot nuk janë vetëm demokratët, sot nuk  janë vetëm të djathtët, sot përreth opozitës është bashkuar shpresa dhe besimi për një të nesërme më të mirë i shumicës dërrmuese të shqiptarëve”, vijoi më tej kreu i PD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

07/05/2026
Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur ?!

Menyja me ‘helm’ për studentët e sigurisë, zbulohet çfarë u dhanë për drekë

07/05/2026
Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

07/05/2026
Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur ?!

Menyja me ‘helm’ për studentët e sigurisë, zbulohet çfarë u dhanë për drekë

07/05/2026
Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.