FOTO/ Presidenti Nishani nderon heroizmin e ushtarëve britanikë në Ditën e Kujtesës

FOTO/ Presidenti Nishani nderon heroizmin e ushtarëve britanikë në Ditën e Kujtesës

63
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ishte sot paradite i pranishëm në ceremoninë solemne të Ditës së Kujtesës, ku u përkujtua dhe u nderua heroizmi dhe sakrificat e ushtarëve dhe civilëve britanikë të rënë në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët tashmë prehen përjetësisht në Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial të Tiranës.
bujar nishani, homazh ushtaret angleze1Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman MBE, përfaqësues të shumtë të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të komuniteteve shqiptare si dhe të shoqatave të të përndjekurve politikë, etj.
bujar nishani, homazh ushtaret angleze2Në fillim u krye shërbesa fetare me lutje dhe përshpirtje për të rënët, ku u përkujtua edhe Kapiteni shqiptar Feti Vogli, i cili humbi jetën në Afganistan në vitin 2012. Më pas Presidenti Nishani nderoi dhe u përul me respekt para veprës heroike të të rënëve britanikë, në kujtim të të cilëve vendosi edhe një kurorë me lule në emër të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë në Memorialin kushtuar ushtarakëve dhe civilëve britanikë që humbën jetën në Shqipëri gjatë viteve 1939-1945. Presidenti Nishani vlerësoi heroizmin e tyre, të cilët dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot dhe për vlerat universale të demokracisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY