Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koncesionet/Tabaku kritika qeverisë: Sa më i afërt fundi, më i egër reagimi

10/08/2019
VIDEO/”Administrata po shantazhohet për të votuar”, ish-deputetja: Denonconi çdo rast të tillë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar së fundmi  në lidhje me koncesionet e rrugëve, ndërsa nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Tabaku thekson se qeveria në këto 6 vite ka zgjedhur që të gënjejë me propaganda. Sipas demokrates “Propaganda në këto kushte, tregon dëshpërimin që ka zënë mazhorancën dhe qeverinë. Sa më i afërt fundi, aq më i egër reagimi”.

REAGIMI I TABAKUT

Episodet humoristike të qeverisë Rama nuk lidhen vetëm me mënyrën se paraqitjes së kryeministrit në takimet zyrtare apo konferencat. Ato shpesh zbresin edhe në zyrat e kryeministrisë ku anëtarë të qeverisë për të mbuluar koncesionet abuzive dhe kriminale (si fjala vjen PPP Milot_Balldren, Orikum-Porti jahteve apo Thumanë-Kashar) ngrenë gishtin akuzues ndaj atyre që i akuzojnë.

Një situatë e tillë qesharake vjen pasi qeveria Rama ka 6 vjet në qeverisje, ka marrë në dorë Prokurorinë e Pergjithshme përmes shpikjes PPP Marku, Prokurorinë e Krimeve të Renda dhe çdo institucion tjetër hetues në vend. Me gjithë këtë pushtet në dorë, me të gjitha mundësitë për të hetuar këdo nga qeveritë e shkuara, qeveria Rama zgjedh prapë gënjeshtrën propagandistike.

Ironia është se në vend që të hetohen ata që e ndanë Shqipërinë me traun 5 eurosh për interesa meskinë, ftohen të linçohen me akuza të dala boje ata që e bashkuan Shqiptarinë. Heshtet për qeverinë dhe ministrat që kanë dhënë 2,2 mld lekë PPP për rrugë e shërbime që ende nuk kanë përfunduar dhe që i është fryrë kosto mbi dhjetë herë, ndërkohë që nuk janë dëgjuar të flasin kundër kontratave abuzive koncesionare të rrugës Milot-Balldren me vlerë 296 mln euro dhe PPP-në e rrugës Porti Jahteve-Orikum me vlerë 70 mln euro.

Ndërsa BE ka përllogaritur koston e 1 km rrugë në Autostradën Adriatiko-Joniane që të ketë vlerën 1.2 mln euro, qeveria shqiptare për rrugë shumë herë me kushte gjeoteknike më të lehta ka vlerësuar në kontratat kriminale koston e 1 km rrugë me një vlerë 16 mln euro.Propaganda në këto kushte, tregon dëshpërimin që ka zënë mazhorancën dhe qeverinë. Sa më i afërt fundi, aq më i egër reagimi!

Tags: jorida tabakukoncesionetqeveriareagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.