Te dhenat e TIMS qe vertetojne se Valdrin Pjetri nuk ka udhetuar...

Te dhenat e TIMS qe vertetojne se Valdrin Pjetri nuk ka udhetuar drejt Italise nga voiti 2002 deri ne vitin 2010

101
0
Shares

DEKLARATË PËR MEDIAT E PARTISË DEMOKRATIKE, IZMIRA ULQINAKU

Shkodranët e dëgjuan sot Valdrin Pjetrin, me me ze te mekur e koken ulur, teksa genjente per te shkruarin e tij kriminale. Personi që tenton të uzurpojë Shkodrën pas emërimit përmes votimeve socialiste të 30 qershorit, mashtroi edhe sot ditën për diell shkodranët.

Ai deklaroi se ka lëvizur drejt Italisë në periudhën 2002- 2010 dhe për këtë gjoja ishte i qetë. Valdrini i partisë harron se të gjitha lëvizjet janë të monitoruara nga sistemi TIMS. Valdrini, si përfaqësues ndër më të rinjtë të klanit kriminal Rama, vazhdon në gjurmët e Gjushit me shokë.

Partia Demokratike disponon dhe sot, bën publik dokumentin e nxjerrë nga sistemi TIMS, ku vërtetohet se Valdrin Luigj Pjetri, nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010.

TREGON DOKUMENTIN

Pra Vladrin Pjetri eshte kapur sot ne nje genjeshter te trashe, duke u perpjekur te mashtroje qytetaret e shkoderes.

Ne vend te genjeshtrave, Valdrin Pjetri duhet t’i jap përgjigje ketyre pyetjeve:
1. Pse i ndërpreve studimet në itali, ku qëndrove vetëm një vit?
2. Pse gënjen kur thua se ke shkruar rregullisht në Itali, ku sistemi TIMS konfirmon atë që PD ka thënë, që ti nuk ke shkelur ne Itali në periudhën 2002- 2010?

3. A je arrestuar dhe a je denuar me 18 muaj burg në Itali, apo edhe ti nuk din gjë për këtë si Elvis Rroshi i Kavajës?
4. A të kanë dëbuar nga Italia si person që përben rrezik për sigurinë publike atje?
5. A e njeh Altin Dodën dhe a ke qenë i përfshire bashkë me të në trafik droge dhe vjedhje?
6. A buron pasuria jote nga trafiku i drogës dhe a jeni ju subjekt i ligjit antimafia?

Këto janë pyetjet që presin pergjigje qytetarët e Shkodres dhe jo gënjeshtrat e tua me zë të mekur dhe që shfaqin qartë hallin e madh ku ke rënë.

Partia Demokratike rikonfirmon sot se Vladrin Pjetrin, perfaqesuesin e klanit kriminal te Rilindjes ne Shkoder, nuk e pret karrigia e kryetarit të Bashkise Shkodër, por qelia e burgut, për falsifikm të formularit të dekriminalizimit.

Edi Rama nuk e mbron dot, siç nuk mbrojti dot me mashtrime as Elvis Rroshin, as Mark Frrokun, as Arben Ndokën, as Armando Prengën dhe kriminelë të tjerë të sojit tënd.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY