Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD vjen me plan në shtator, Basha tregon 8 masat kryesore

08/08/2019
PD vjen me plan në shtator, Basha tregon 8 masat kryesore
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka njoftusr se ka një plan kombëtar në shtator kundër krimit dhe pastrimit të parave. Lideri demokrat tregoi 8 masat kryesore për gjurmimin e parave të pista dhe rikuperimin e tyre. Ai tha se “Nuk do të shpëtojë asnjë zyrtar apo ish-zyrtar”.

“Në muajin shtator do të bëj të ditur në detaje planin tonë kombëtar kundër krimit dhe pastrimit të parave, i cili parashikon si hap të parë auditimin dhe hetimin e menjëhershëm pa asnjë përjashtim të të gjitha ndërtimeve dhe veprave publike të mbaruara, në proces apo të planifikuara.

Ndërkohë, ka nisur hartimi i disa ligjeve për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave të krimit.

1. Një ligj për ndalimin e legalizimit në ekonomi të produkteve të krimit, që do të parandalojë investimin e parave të krimit në ekonomi, përmes çdo forme, nga veprimet financiare tek ndërtimet dhe çdo lloj aktiviteti tjetër. Kjo, si paratë e trafiqeve, edhe paratë e korrupsionit apo krimeve të tjera ekonomike.

2. Një ligj për përgjegjësinë civile të personave private dhe bizneseve për dëmet nga korrupsioni. Nga Teatri, tek Unaza e Re, në Shkozë, tek Bulevardi i Ri, në Himarë dhe kudo ku aferat korruptive të Edi Ramës me kompani kliente të Edi Ramës kanë shkaktuar dëme, qytetarët do të kenë mundësinë të hedhin në gjyq civil për kompensim çdo zyrtar që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit dhe çdo kompani të përfshirë në akte të tilla. Milionat e Beketit, për t’i marrë si shembull më i dhimbshëm dhe i patolerueshëm i papërgjegjshmërisë korruptive të Edi Ramës duhet dhe do të paguhen nga Edi Rama dhe jo nga qytetarët. Paratë dhe asetet e kompanive do të paguajnë për dëmet pasurore të shkakuara shqiptarëve dhe arkës së shtetit.

3. Një paketë të tërë ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë, e cila do të forcojë rregullat e deritanishme, e cila synon të pamundësojë investimin e të ardhurave nga krimi dhe korrupsioni në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë pa u hyrë gjemb në këmbë.

Hetimi dhe auditimi do të ndjekë origjinën e parave të investuara si për ndërtimin e objekteve private, ashtu edhe për PPP-të apo koncesionet korruptive apo për blerjen e pasurive brenda dhe jahstë Shqipërisë.

Ky hetim do të bëhet në bashkëpunim me shërbimet e specializuara ndërkomëbtare.

Në këtë kuadër, Partia Demokratike ka marrë ekspertizë të huaj, të specializuar për hartimin e një programi të posaçëm për hetimin dhe rikuperimin e pasurive të tjerërsuara dhe të vjedhura te shqiptarëve. Ne jemi në kontakt me agjensitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar nga Europoli tek Interpoli, nga agjencitë e vendeve kryesore të BE, tek agjencitë e specializuara amerikane. Të gjitha kanë shprehur gatishmërinë të ndihmojnë.

4. Që ditën e parë në pushtet, qeveria e re do të nxjerrë një fond të konsiderueshëm për të mundësuar hetimet dhe auditimet e thelluara dhe gjurmimin e parasë si në Shqipëri, edhe në çdo vend të botës.

5. Ne do të bëjmë detyrim ligjor verifikimin e origjinës së të gjitha parave të investuara në ndërtim, në koncesione dhe në PPP.

6. Ne do ta bëjmë detyrim ligjor që, për blerjen e çdo lloj pasurie të patundshme, të tregohet burimi i parave dhe pagesa e taksave në mënyrë që të regjsitrohet pasuria e patundshme në hipotekë apo regjsitrat e tjerë shtetërore.

7. Ne do të shpallim një regjim të veçantë të kontrollit të pasurive publike dhe të të ardhurave për të gjithë punonjësit shtetërore, që punojnë në dhënien e lejeve dhe licensave në sektorët startegjikë të vendit përfshi atë financiar, të energjisë, dhe në veçanti, atë të infrastrukturës.

8. Ne do të fusim inspektimin e detyrueshëm fizik të pasurive të drejtuesve të lartë të vendit si pjesë e deklarimit të të ardhurave dhe pasurive të tyre.

Që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin, gjurmimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë.”,-sqaroi Basha.

Tags: BashamasatPDPlanishtator

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Gazment Bardhi: BE i vendos 34 kushte Shqipërisë, pengesa për integrimin është Edi Rama

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.