Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një konference për shtyp nga selia blu, i ka quajtur tronditëse dëshmitë e publikuara nga televizoni italian Rai 3 për kultivimin e kanabisit në Shqipëri.
Basha tha se 1/3 e territorit është e kultivuar me kanabis. Sipas tij, sasia e kanabisit e kultivuar këtë vit, është pesë herë me madhe se një vit më parë.
“Reportazhi i Rai 3 tregon se këtë vit kanabisi po kultivohet në 1/3 e territorit të Shqipërisë. Sasia e kanabisit këtë vit është pesë herë më e lartë se një vit më parë. E dëgjuam me zë dhe figurë nga prokurori i antimafias. Kriminelet shëtisin të lirë në Shqipëri, paratë e krimit pastrohen në Tiranë. Shqipëria është kthyer në një shtet të kontrolluar nga krimi. Bumi i ndërtimeve në Tiranë kontrollohen nga krimi. Tre ndërtime në qendër të Tiranës janë të financuara nga paratë e drogës”, u shpreh Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/483401475795615/?notif_id=1565271317139379¬if_t=live_video
(vijon..)





