Viktima Nikola Ikonomi, 47 vjeç , është plagosur me armë zjarri mbremjen e sotme ne Selenice te Vlores, ndersa ka nderruar jete gjate transportit per ne spital.
Mendohet se Ikonomi eshte qelluar ne deren e baneses se tij dhe eshte gjetur me pas nga kalimtaret.
Sipas policise personi i plagosur qe nderroi jete me pas, njihej edhe me emrin Laver Tozaj.
Sherbimet e policise dhe grupi hetimor u nisen ne drejtim te vendngjarjes, ndersa pritet sqarimi i rrethanave.
Njoftimi i policise:
Informacion për ngjarjen në Selenicë.
Rreth orës 20:50, në lagjen “Minatori” në Selenicë, rrugës për në banesën e tij është plagosur me armë zjarri pistoletë 47 vjeçari N. I., i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
Shërbimet e Policisë së Vlorës po krehin zonën duke përdorur dhe qenin e gjurmës për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorëve.





