Reagimi i Fugës: “Our money back!”Përndryshe bojkotojmë të gjitha transmetimet televizive!

Reagimi i Fugës: “Our money back!”Përndryshe bojkotojmë të gjitha transmetimet televizive!

109
0
Shares

Akademiku Artan Fuga ka reaguar sërish në rrjetet sociale, lidhur me heqjen e sinjalit të Tv Klan dhe Klan Plus nga Digitalb. Duke iu referuar dhe ankesave të shikuesve, Fuga kërkon që qytetarëve t’iu kthehen lekët që kanè paguar për transmetimin e kanaleve.

Fuga bën apele, që zëri qytetar të degjohet.

REAGIMI I FUGES

Mos kujtoni se merrni shërbime televizive pa pagesë!

Mos bëhemi budallenj!

Mijra vetë kanë reaguar vetëm në këtë faqe kundër faktit të një shërbimi të paguar por jo të dhënë në tregun e mediave audiovizive si edhe tentativat për të na e shitur një produkt dy herë, pra tv Klan një herë blerë te dixhitalbi, dhe pastaj ripropozuar për ne nga Tringu!

Klienti ose duhet të jetë qytetar dhe të reagojë, ose do jetë klient skllav që do t’i cpojnë xhepat duke e lënë zbathur.

AMA ka reaguar sot pikërisht në saje të reagimit tuaj qytetar. Mos e lini çështjen!

Ne dualm të na zgjidhet problemi nga ministria e financave dhe AMA. Përndryshe merreni atë bashkëqeverisjen me qytetarët dhe hidheni në wc!

Ne nuk duhet të lemë të na trajtojnë si qenër!

Ne nuk jemi qenër, ne jemi audienca. Me lekët tona funksionojnë televizionet. Mos kujtoni se i keni falas. Asgjë nuk është falas në këtë botë. Privatët i paguajmë me cmimet e mallrave që blejmë ku futen edhe shpenzimet për reklamë, kurse tv publike me taksat sa frëngu pulën.

A e dini se rrjetet dixhitale i kanë bërë operatorët televizivë të cilët kanë marrë nga buxheti i shtetit miliona euro, miliona euro nga xhepat tanë, nga medikamentet e pensionistëve, nga librat e shkollarëve, nga transporti publik, nga ushqimi ynë.

Ne duam transmetime cilësore jo propagandë bajate, ne duam raportim serioz jo kronika limonatë pa asnjë cilësi, ne duam të trajtohen me dinjitet gazetarët dhe jo si skllevër të kohëve antike, ne nuk duam që një televizion të jetë një partner i privilegjuar i qeverisë, por t’i shërbejë publikut sa kohë që edhe si privat funksionon me lekët tona!

Ja ato filmat qesharakë që na vijnë nga vitet 70 të ritransmetuar një milion herë i keni paguar sa frëngu pulën, me miliona euro që ju janë hequr nga goja.

Rrini me gojë hapur tani!

Dhe për një shërbim informativ propagandistik dukshëm në favor të pushtetit, të politizuar kundër interesave qytetare keni paguar miliona euro që qeveria u ka falur operatorëve televizivë pa ju pyetur fare ju.

Ne nuk paguajmë që të na deziinformojnë ose të na bëjnë lavazh trush.

Pikë!

AMA bën mirë me këtë deklaratën por ne duam lekët tona mbrapsht, ta gjej me ministrinë e financave, e cila as mos flejë, as mos merret me propagandë, por të na mbrojë. Ose : “Our money back!”

Përndryshe bojkotojmë të gjitha transmetimet televizive!

Gjithçka është në dorën e qytetarëve, mos paguani parkinge ku nuk ju japin faturë, mos pranoni fatura aforfe energjie elektrike, abandononi të gjitha produktet e kompanive që shkelin të drejtat qytetare dhe bëjnë politika korruptive!

Ne kemi të drejta! 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY