FOTO/Ademi zbardh takimin me Borchardt, prezanton projektin e ri me OSBE

FOTO/Ademi zbardh takimin me Borchardt, prezanton projektin e ri me OSBE

105
0
Shares

Kryebashkiakja ende në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ka zbardhur detaje nga takimi dy-orësh me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, kryebashkiakja Ademi ka treguar se me ambasadorin ka diskutuar mbi aktualitetin politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak të OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kërkesën e paraqitur në Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit.

Ndër të tjera, Ademi zbulon se OSBE ka zgjedhur Bashkinë e Shkodrës për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike.

Reagimi i plotë:

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ka pritur në një takim ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë z. Bernd Borchardt.

Gjatë takimit që zgjati rreth 2 orë, janë diskutuar tema të aktualitetit politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak te OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kerkesa e paraqitur ne Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit.

Në kuadër të projektit të bashkëpunimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike, Kryebashkiakja Ademi shprehu gatishmërinë personale dhe të administratës së Bashkisë se Shkodres për të qenë pjesë e këtij projekti me një rëndësi të veçantë, jo vetëm për administratën por edhe zhvillimin e qytetit të Shkodrës.

Publiée par Voltana Ademi – Faqja zyrtare sur Mardi 6 août 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY