Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Antisemitizmi merr hov të madh në Gjermani, ja shifrat

04/08/2019
Antisemitizmi merr hov të madh në Gjermani, ja shifrat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndonëse refuzimi ndaj hebrejve nuk po përhapet më fort midis gjermanëve, shkruan SZ, antisemitizmi e tregon fytyrën e tij gjithnjë e më hapur.

Antisemitizmi në Gjermani po shtohet, dëgjon të thuhet shpesh. Por a tregojnë shifrat se gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani kanë një qëndrim antisemitik, pyet gazeta Süddeutsche Zeitung (SZ) në një shkrim të premten (02.08.2019)?

Dhe a është i lidhur antisemitizmi me një qëndrim ekstremist të krahut të djathtë?
Që nga viti 2001, Ministria e Brendshme e Gjermanisë publikon çdo vit në statistikat e policisë për numrin e veprave penale me motive antisemite dhe i ndan ato në kategori të caktuara të autorëve. Kështu, sipas ministrisë, në 2018 ka pasur gjithsej 1799 akte antisemite.

Në vitin 2014 kishte rreth 1.600 raste, ndërsa në vitin 2006 më shumë se 1.800. Që nga viti 2001, ka pasur mesatarisht rreth katër akte në ditë. Në mënyrë të ngjashme luhatet numri i akteve të dhunës: midis 28 dhe 64 raste në vit janë raportuar që nga viti 2001. Në vitin 2018 ka pasur 37 raste.
Numër i lartë krimesh të paraportuara

Sidoqoftë, ekspertët supozojnë se ekziston një numër i madh rastesh të paraportuara. Për shembull, një studim i Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA) mbi antisemitizmin në shtetet e BE tregoi që në 2013, se në pesë vitet paraprijëse vetëm 28 përqind e hebrejve që kishin qenë viktima ngacmimi të rëndë antisemit e kishin raportuar këtë në polici ose te ndonjë organizatë tjetër. Prandaj, numri aktual i veprave të tilla penale mund të jetë më shumë se tri herë më i lartë.

Edhe raportet e incidenteve antisemite në Berlin, të cilat i mbledh që prej vitit 2015 “Qendra e Kërkimit dhe e Informacionit Antisemitizmi” (RIAS) e Shoqatës për Kulturë Demokratike në Berlin tregojnë një numër të madh të rasteve të paraportuara.

Në vitin 2016, u llogaritën 470 incidente, krahasuar me 951 në 2017 dhe 1083 në 2018. Më dendur RIAS regjistron “sjellje fyese” – d.m.th. sjellje të qëllimshme dashakeqe ose diskriminuese, edhe pa stereotipe antisemite.

Numri i akteve antisemite është pra i lartë, dhe ka dukshëm më shumë raste sesa tregojnë statistikat e policisë. Sidoqoftë, rritja e tanishme nuk duhet të jetë patjetër një fenomen afatgjatë dhe i qëndrueshëm. Statistikat mund të përdoret të paktën si sinjal: në vitet 2002 dhe 2006, shifrat e incidenteve këtu ishin më të mëdha.

Por aktualisht, sipas SZ, ekziston një gatishmëri në rritje për t’i shprehur hapur qëndrimet antisemitike në internet, veçanërisht në mediat sociale. “Antisemitizmi ekzistues është bërë më i dukshëm në nivelin e qëndrimit,” vëren edhe politologu i Berlinit, Samuel Salzborn. Qëndrimet agresive, i thotë ai SZ, pasohen nga krime, sulme fizike, propagandë dhe fyerje/DW

Tags: antisemitizimigjermani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.