Ligji i ri, bizneset e vogla nuk mund të mbajnë më shumë...

Ligji i ri, bizneset e vogla nuk mund të mbajnë më shumë se 50 mijë lekë në arkë

255
0
Shares

Së shpejti, bizneset, si të mëdha ashtu dhe të vogla, nuk do të mund të mbajnë shuma të pakufizuara në arkat e tyre, por do të kenë një limit dhe mbi këtë limit ata do të detyrohen që të dorëzojnë paratë çdo ditë në bankë. Për bizneset me xhiro deri në 2 mln lekë në vit, ku kufi është 50 mijë lekë në ditë, nga 2-14 mln lekë është 300 mijë lekë dhe mbi 14 mln lekë deri në 800 mijë lekë, shkruan revista monitor.

Është projektligji i ri “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, i cili ka vendosur kufizime në maksimumin e arkës qëmund të mbajë çdo subject. Ligji parashikon se Maksimumi i arkës përcaktohet me një akt të brendshëm dhe përmban:

Kriteret për përcaktimin e shumës së maksimumit të arkës së tatimpaguesit që lëshon faturë, janë madhësia e tatimpaguesit që lëshon faturë, në përputhje me legjislacionin tatimor. Bazuar në këtë kriter, tatimpaguesi që lëshon faturë, mund të caktojë shumën maksimale të parave kesh në arkë, në mënyrën e mëposhtme:

a) tatimpaguesit me qarkullim vjetor në vitin e kaluar deri në 2 milionë lekë deri në 50000 lekë;

b) tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 2 milion deri në 14 milion lekë deri në 300000 lekë;

c) tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14 milion lekë deri në 800 000 lekë.

Maksimumi i arkës përcaktohet për tatimpaguesin që lëshon faturë në tërësi, dhe brenda kësaj shume, tatimpaguesi që lëshon faturë, mund të përcaktojë maksimumin e parave në arkë, sipas njësive të organizimit.

Me përjashtim të përcaktimit në pikën 3, të këtij neni, tatimpaguesi që lëshon faturë, mund të përcaktojë maksimumin e arkës për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, por deri në maksimumin prej 250 000 lekë.

Tatimpaguesi që lëshon faturë, i cili kryen transaksione këmbimi monedhe, pavarësisht nga dispozitat e pikave 2, 3 dhe 4, të këtij neni, mund të përcaktojë maksimumin e arkës deri në shumën prej 1 700 000 lekë.

Tatimpaguesi që lëshon faturë, detyrohet në fillim të çdo dite pune, dhe para lëshimit të faturës së parë, nëpërmjet lidhjes elektronike të vendosur me administratën tatimore, lidhje të cilën e përdor për zbatimin e procedurës së fiskalizimit, të paraqesë informacionin mbi shumën fillestare të parave në dorë në arkë (depozitave), për çdo pajisje elektronike të faturimit, në përputhje me udhëzimin e Ministrit përgjegjës për financat.

Draft ii ri parashikon që përtej kësaj shume, subjekti që lëshon faturë detyrohet që paratë në dorë, mbi nivelin e caktuar maksimal të arkës, që ka pranuar gjatë ditës mbi çfarëdo baze, të paguajë në llogari në bankë në të njëjtën ditë, por jo më vonë se ditën e ardhshme të punës.

Kontabilistët pohojnë se për bizneset mikro, përcaktimi i limiteve për arkën do të jetë një kosto e shtuar për biznesin. “Biznesit do t’i duhet të bëjë çdo ditë derdhje në bankë, qoftë edhe me shuma qesharake prej 200 apo 300 mijë lekësh dhe kjo është një kosto super e shtuar për subjektet”, thotë Armand mala, kontabilist.

Ligji i ri për faturimin elektronik

Ministria e Financave ka përgatitur projektligjin “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit” si dhe një sërë ndryshimesh ligjore në ligjin për “procedurat tatimore”, për TVSH-në, të cilat synojnë një revolucion në mënyrën se si do të realizohet faturimi i bizneseve, që tashmë do të jenë vetëm elektronike.

Sipas relacionit që shoqëron projektligjin “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, Ligji i ri parashikon detyrimin e aplikimit të faturës elektronike dhe regjistrimin e pagesave të faturave pa para në dorë, si një fushë e re dhe deri më tani e parregulluar.

Me sistemin e ri, bizneset do të lëshojnë vetëm fatura elektronike, ku për subjektet që janë biznes i vogël, procedurat do të jenë më të thjeshtuara. Bizneset duhet të regjistrojnë të dhënat e kërkuara dhe sistemi i Administratës Tatimore do të gjenerojë shifrën e operatorit, i cili do të shoqërohet me numrin e tij personal të identifikimit, nëse operatori është person fizik, ose me numrin e identifikimit tatimor, nëse është person fizik që ushtron veprimtari kontabël.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY