Basha nga Puka: Babëzia e Ramës e ktheu vendin në moçal varfërie...

Basha nga Puka: Babëzia e Ramës e ktheu vendin në moçal varfërie dhe mjerimi. Është koha ta shporrim!

88
0
Shares

 

Në Pukë, në takimin me strukturat lokale të PD, kreu i opozitës Lulzim Basha, u fokusua tek dëmi që qeveria e Edi Ramës i ka shkaktuar vendit dhe familjeve shqiptare këto 6 vjet.

“Organizata e strukturuar kriminale e rilindjes, e shndërroi vendin në një moçal të papunësisë e të mjerimit, ku nuk ka më as punësim, as shanse për rininë, madje as krijim të familjeve të reja, siç informohem me shumë trishtim se po ndodh në Pukë e në të gjithë vendin.” – u shpreh zoti Basha.

Duke e cilësuar Parlamentin si landfillin e Republikës, Kryetari i Partisë Demokratike tha se çdo vendim i marrë prej tij, është kundër interesit publik. “Janë vendime për të vjedhur buxhetin, për të vjedhur pasuritë e vendit, për të vjedhur pyjet, malet, lumenjtë, mineralet, naftën, bregdetin, me PPP, koncesione, tendera.

Kanë shpikur gjithëfarë mënyrash vetëm një qëllim: vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve, vjedhjen dhe grabitjen e taksave të shqiptarëve, për hesap të 5 bandave kriminale dhe 5 oligarkëve, që përbëjnë qeverinë e vërtetë të hajdutit psiqik Edi Rama. “- theksoi kreu i opozitës.

Lulzim Basha tha se varfëria është produkti i qeverisjes së Edi Ramës. “Hajdutëria, babëzia dhe grabitja e shfrenuar që Rama dhe banda e tij i bëjnë Shqipërisë kanë prodhuar papunësi ekstreme, koston e jetesës më të lartë në rajon, të ardhurat më të ulëta për frymë, çmimet bazë të naftës, energjisë, të ujit, taksat në nivelet më të larta të rajonit.”- u shpreh zoti Basha në Pukë, ku falenderoi qytetarët e saj që, pavarësisht presionit të familjes kriminale Frroku dhe ushtarit të tyre, Gjon Gjonaj; u bënë pjesë e refuzimit kombëtar të Edi Ramës.

“Ashtu siç patëm paralajmëruar, 30 qershori u kthye në një referendum kombëtar “Rama ik”, u kthye në një varrezë politike të organizatës kriminale dhe hajdute të Rilindjes. 85 % e shqiptarëve treguan përmasat e vërteta të shumicës së re në vend, të shumicës “Rama ik”. Ka ardhur koha ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Puka dhe nga gjithë Shqipëria.”- theksoi Kryetari i PD, Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY