Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Media belge jehonë çështjes “Toyota”: Dosja që do trondisë politikën shqiptare

02/08/2019
3.4 mln eurot në Toyota/ Kur do të dalin para gjykatës të arrestuarit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazeta e njohur belge, DH  ka publikuar sërish një artikull për  çështjen e famshme ku u zbuluan 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit.Kjo për shkak se autoritetet belge kanë zbarkuar në Tiranë në kuadër të hetimeve. ‘Prokuroria Federale trondit politikën shqiptare,’ e fillon artikullin kjo gazetë.

Më tej në artikull thuhet se afera e njohur me emrin ‘Toyota’, e cila nisi më 24 korrik në portin e Durrësit në Shqipëri, vazhdon. Hetuesit po kërkojnë dy persona pas inspektimit dhe zbulimit nga autoritetet e drejtësisë shqiptare të disa miliona eurove në një kamion shqiptar, që transportonte automjete, kryesisht nga Belgjika.

Një gjykatës belg shpalli në kërkim të enjten dy vëllezër. Ata janë Alfred dhe Elvis Vladi, të moshës 33 dhe 39 vjeç. Ata janë me kombësi shqiptare dhe mund të jenë të rrezikshëm, siç theksohet në njoftimin e publikuar dje.

Në lajmet e fundit thuhet se janë pesë persona, për të cilët është lëshuar urdhër-arresti: katër në Shqipëri dhe një në Belgjikë. Në rastin tonë bëhet fjalë për një shqiptar të naturalizuar si gjerman, me mbiemrin Doçi, që është prapa hekurave. Mekaniku belg i makinës Toyota të ngarkuar me para, është po ashtu nën akuzë, por nuk ka një urdhër arresti.

Dosja, siç e dimë ne, është e ndjeshme. Ajo bën bashkë mafian dhe botën politike. Një delegacion i Zyrës Federale të Prokurorisë- që nisi hetimin- dhe Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit, vizitoi Shqipërinë në veçanti për të pyetur kryetarin e Partisë Demokratike në opozitë.

Lulzim Basha, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, tha tre ditë përpara aksionit, se mungesa në Kuvend e liderit socialist, Taulant Balla, shpjegohet me takimin e tij në Gjermani me mafian për riatdhesimin e shumës së madhe të parave. Pyetja është, si mund ta thotë një politikan këtë? Për të, anëtarët e Partisë Socialiste janë të përfshirë në trafikimin e milionave të organizuara nga Belgjika. Pyetja esenciale e ngritur vazhdimisht është se për kë ishin adresuar këto 3 milionë euro.

Sa për kujtesë, doganat shqiptare, bazuar tek informacionet e shërbimeve sekrete, kapën më pak se 3.5 milionë euro në kesh dhe 100 mijë franga zvicerane në dy Toyota Auris, të transportuara nga Belgjika në një kampion që mbante nëntë vetura në total.

Tags: ceshtjamedia belgetoyotayearis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.