Bushati i jep “goditjen” e parë Ramës, mesazh thumbues përmes një kënge...

Bushati i jep “goditjen” e parë Ramës, mesazh thumbues përmes një kënge të njohur

182
0
Shares

Ish-ministri i Jashtëm dhe një nga ish-eksponentët më të lartë të PS-së, Ditmir Bushati, pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste të PS-së u njoh me vendimin e kryeministrit  Rama për ta eleminuar politikisht brenda kësaj force politike, pasi u përjashtua nga postet drejtuese, me të cilat ishte angazhuar në veri.

Në një prononcim, Bushati u tha gazetarëve se do të ketë komunikime të mëtejshme, pasi për të nuk ka rendësi posti, por ajo çështje për të cilën lufton.

Bushati, ka hedhur hapin e parë të reagimeve dhe komunikimeve nëpërmjet një mesazhi të publikuar ditën e sotme në rrjetin social Facebook.

Duke ju referuar klipit, “Me jetu”, të këngëtarit Vlashent Sata, ish-ministri socialist shkruan ndër të tjera se kjo mendje artistike, “shfaqet edhe si një qytetar i angazhuar në interes të fateve të atdheut, i shqetësuar për fenomenet negative që e kanë shoqëruar tranzicionin tonë të stërgjatë”.

ME JETU: Vlashent Satën, artistin shkodran që jeton në #Paris, e kam njohur falë bashkëpunimit që kemi pasur për Festivalin tanimë të përvitshëm ‘Za Fest’ që organizohet në #Theth, #Shkodër. Përveç muzikës që krijon, Vlashenti me këngën e re ‘Me jetu’ shfaqet edhe si një qytetar i angazhuar në interes të fateve të atdheut, i shqetësuar për fenomenet negative që e kanë shoqëruar tranzicionin tonë të stërgjatë. Një mëndje artistike që na fton të nisim me jetu, të bashkuar e me dinjitet, duke i dhënë fund rrethit vicioz të tranzicionit e fenomeneve negative të tij! Vlashent. Suksese me ‘Za Fest’ këtë vit!”,shkruan Bushati.

Kenga per te cilen Bushati flet, eshte cilesuar nga disa artiste si kenge rezistence dhe per kete, e kane ftuar dhe Vlashentin te vije ta kendoje para godines së Teatrit.

https://youtu.be/XsI7vDChP9E?t=1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY