Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/”Po na shpronësojnë për një 20-katësh”, protestë tek Rr. e Kavajës: Pronarëve iu mbyllen bizneset

01/08/2019
VIDEO/”Po na shpronësojnë për një 20-katësh”, protestë tek Rr. e Kavajës: Pronarëve iu mbyllen bizneset
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pronarët e disa bizneseve në “Rrugën e Kavajës” kanë dalë sot në protestë duke denoncuar para mediave marrjen e pronave të tyre nga qeveria.

Sipas dëshmive të tyre, qeveria ka nxjerrë një VKM për shpronësimin e tyre, duke i vlerësuar me 300 mijë lekë metrin katror. Sipas tyre, qeveria thotë për interes publik, se do t’i jepen prefekturës por se kanë informacione se aty do bëhet një 20 katësh.

“Është vënë syri për të ngritur një 20 katësh në këtë vend, kemi dyshime dhe informacione sepse kanë ardhur këtu dhe na kanë pyetur sa metra kërkoni për të na e liruar. Ne i kemi kundërshtuar. Ne në Apel e kemi çuar çështjen, kemi 2 vjet dhe nuk është kthyer asnjë përgjigje,” deklaroi një pronar.

Në mbështetje të tyre ndodhet dhe ish-deputetja Oriola Pampuri e cila   tha se sot po ndodh shtetëzimi i pronës private.

“Jam bashkë me 4 pronarët e ligjshëm të 4 dyqaneve të ligjshme këtu pas. Kanë dokumente. Sot po ndodh një fenomen, shtetëzim i pronës private. Sot kalon një oligark e shënjon si pronë dhe ia kërkon Edi Ramës. Pronarët janë çuar me prona të mbyllura pa asnjë lloj vendimi. Është një akt i paprecedentë. Pronarët duhet të kishin fituar që në shkallën e parë, gjë që u hodh poshtë. Do shkojë në Apel, shpresat e vakëta. Do shkojë në Strasburg. PD në mbështetje. Shtetëzimi i pronës private është për sistemet komuniste. Është një fenomen i paprecedentë për një vend demokratik”, tha Pampuri.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/437841043473729/

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2382632208674566/

DEKLARATAT E PLOTA

Qeveria grabit pronën private me qëllim ndërtimin e një pallati 20 katësh në “Rrugën e Kavajës”.

Ky është denoncimi i katër pronarëve të dyqaneve të cilat janë mbyllur dhe sekuestruar nga policia pa asnjë vendim zyrtar, ndonëse çështja është ende në shqyrtim në Gjykatën e Apelit.

“Na kanë pyetur se sa metra kërkoni për ta liruar, ne e kemi kundërshtuar. Ne po na merret prona”, deklaroi një nga pronarët, duke shtuar se “vlera e tokës në këtë zonë është 5 mijë e 500 euro metri katror, qeveria i shpronëson me 300 mijë lek të vjetra”.

Një tjetër pronar tha: “Edi Rama dhe Erjon Veliaj vetëm mbi trupin tim mund ta marrë këtë pronë. Nuk ka shans ta marrë. Prona është e imja, e kam blerë me gjak. Të më japë mua Edi Rama dhe Erjon Veliaj 22 milionë lek kur unë e kam me çertifikatë pronësie nga shteti. Jam pronar trualli. Edi Ramës shumë shpejt do t’i vijë fundi, se ky popull po vuan prej 7 vitesh për bukën e gojës. Po ikën gjithë rinia shqiptare. Të ikim edhe ne dhe të rrijë Edi Rama me moshën e tretë?”

Një tjetër pronar është shtetas i Kosovës i cili thotë se sistemi në Shqipëri po kthehet si para 200 vitesh, ku prona vidhet.

Pranë pronarëve ishin edhe banorët e Astirit, të cilët prej 9 muajsh protestojnë kundër shëmbjes antiligjore të shtëpive të tyre nga qeveria.

Oriola Pampuri, e cila ka ndjekur nga afër situatën e katër pronarëve të ligjshëm theksoi se, kjo është një aferë korruptive e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt.

“Sot po ndodh një fenomen të cilin nuk duhet ta falim më, është shtetëzimi i pronës private. Sot kalon një oligark, vendos, shënjestrën një pronë, ia kërkon këtë Edi Ramës dhe Edi Rama ia realizon menjëherë duke uzurpuar pronat e pronarëve të ligjshëm. Pronarët e ligjshëm katër ditë më parë janë zgjuar me dyert të mbyllura, mbrëmë ishin të salduara me polici, pa asnjë lloj udhëzimi, pa asnjë lloj urdhri nga gjykata. Prefektja lartë së bashku me Erion Veliajn dhe Edi Ramën kanë kryer një akt të tillë për të realizuar aferat e tyre korruptive, siç duan të realizojnë 40 mln euro 2 km rrugë tek Unaza e Re, siç duan të realizojnë 258 mln euro për rrugën Milot Balldre apo 70 mln euro për rrugën Orikum Dukat. Këto janë afera korruptive, të cilat iu bashkëngjiten krime të tilla”, tha Pampuri.

Pronarët janë të vendosur që çështjen ta çojnë në Gjykatën e Strasburgut.

Tags: oriola pampuripronatprotestarruga e kavajes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.