Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zëri i Amerikës: KED gati të bëjë funksionale Gjykatën Kushtetuese

31/07/2019
Zëri i Amerikës: KED gati të bëjë funksionale Gjykatën Kushtetuese
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëri, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po shkon drejt përmbylljes së procesit të përzgjedhjes së kandidaturave për 6 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Këshilli njoftoi sot se ka lejuar vijimin e procesit për kandidaten Elsa Toska dhe ka ndërprerë procedurat për 7 kandidatë të tjerë për në Gjykatën Kushtetuese. Në total deri tani janë 5 emra që kanë kaluar, ndërsa 12 kandidatë janë rrëzuar. Në listë janë dhe dy kandidatë të tjerë në pritje të shqyrtimit.

Procesi konsiderohet si tejet i rëndësishëm pasi mund të bëjë të mundur përzgjedhjen e 6 anëtarëve të Gjykatës së Kushtetuese të cilët pas intervistimit dhe vlerësimit me pikë nga Këshilli do të emërohen 3 nga presidenti dhe 3 nga parlamenti.

Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese mund të rinisë funksionimin ndonëse me numër të reduktuar. Ndërsa për 3 anëtarët e tjerë do të duhet të pritet plotësimi fillimisht me anëtarë i Gjykatës së Lartë.

Pavarësisht numrit të lartë të kandidaturave edhe për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ata që kanë kaluar deri më tani, për të vijuar procedurën, janë vetëm dy, Artur Metani, drejtuesi aktual i Avokaturës së Shtetit, dhe Artur Malaj, gjyqtar në Gjykatën administrative të Apelit. Malaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kërkoi menjëherë që çështja t’i kalojë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA).

Gjatë seancës në KPA, Komisioneri publik deklaroi se i ishin vënë në dispozicion vetëm në muajin qershor dy dokumenta të cilat nuk kishin qenë pjesë e dosjes që KPK i kishte përcjellë atij për rastin e gjyqtarit.

Ndonëse fillimisht apelimi është bërë për çështjet e pasurisë së Malajt, ndaj të cilave janë hedhur hije të forta dyshimi, Komisioneri publik në ankimimin shtesë ka përfshirë dhe dy denoncime të mbërritura në adresë të gjyqtarit. Pasuria e Malajt ka qenë pjesë dhe e investigimeve të mediave.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, Birn publikoi një artikull të gjatë, ku ngriheshin pretendime serioze se gjyqtari kishte fshehur deklarimin e një vile 3 katëshe në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Gent Osmani, i cili është njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Zotit Osmani ju deklarua si problem, mos rakordimi i të ardhurave dhe shpenzimeve në vitet 2011-2013. Pak muaj më parë me një vendim që u shoqërua me polemika, Kolegji shkarkoi dhe anëtaren tjetër të Këshillit të Prokurorisë, Antoneta Sevdari.

Tags: gjykataKushtetuese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.