Vangjush Dako dhe familja e tij janë shpallur persona “non-grata” nga autoritetet amerikane duke bërë që ata të mos hyjnë ndonjëherë në SHBA.
Shkak për këtë ishin aferat korruptive që kanë shoqëruar ish-Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, sidomos në zgjedhjet e 2017-ës, sipas përgjimeve që kanë zbardhur “Bild” dhe “Zëri i Amerikës”.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe aktori i njohur i “Portokalli”-së, Rezart Veleshnja. Nëpërmjet dy postimeve në Instastory, Rezi ka treguar se dënimi për Dakon duhet të jetë edhe më i fortë se kaq duke mos e kursyer aspak ironinë e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/