Fuga: Dua një Teatër luksoz, të ruhen fasadat ekzistuese

Fuga: Dua një Teatër luksoz, të ruhen fasadat ekzistuese

79
0
Shares

Të biem dakord: unë arrij t’i ndaj ku fillon e ku mbaron Institucioni i Aktorit dhe cilat janë fushat e veprimit të qytetarit. Në fakt, nuk mund t’i ndash me shpatë, por edhe nuk janë “Nyje Gordiane” që kanë si përgjigje shpatën e Aleksandrit të Madh.
Si aktor: -Dua vërtet që Teatri im Kombëtar të ishte më i mirë, më i madh dhe më i bukur se gjithë Teatrot Kombëtarë Europianë.

-Dua të bëj prova në vende të përshtatshme me kushte optimale, pse jo edhe mondane.
-Dua të paguhem shumë herë më mirë, mbështetur në kontrata të ligjshme dhe në përfitim të të dyja palëve kontraktuese, që kur të vijë dita e pensionit, të mos jem i detyruar “të fus mik te Presidenti apo Kryeministri për një pension special”.

-Do të doja të jepja mendimin tim edhe për skenën e xhepat e saj, kërkesave profesionale dhe orientimin e hapësirave, vendosjen e platesë e lozhave, komfortin e spektatorit, akustikën e sallës, ndriçimin e foninë, mundësitë e lëvizjes së skenografive si në lartësi ashtu edhe ne krahët e bokaskenës, mundësitë e podeve pneumatike etj., etj… Pasi Teatri është Art KOLEKTIV. Asnjë nga sektorët nuk mund të ecë përpara në kurriz të tjetrit.
Si qytetar:

-Dua që të kem një Teatër Kombëtar LLLLUKSOZ!!! Një Teatër që të të imponohet jo vetëm në mënyrën e sjelljes e të veshjes, por edhe në mënyrën e të menduarit.
-Dua që të ruhet e nderohet gjithë historia e Artit Skenik Shqiptar. Mos kujtoni se do të kemi në “Muze” histori qindravjeçare. JO! Jemi në kohën e duhur për t’u dhënë atributet e merituara Korifenjve të Skenës Shqiptare!
Si qytetar e aktor:

-Dua që puna ime të mbështetet në një Strategji Kombëtare “të gjithëpranuar” e “të paprekshme” nga asnjë “mandat ministror”.
-Dua që Arti Skenik të ketë sa më pak varësi nga rrymat e paqëndrueshme konjukturore politike.

-Dua që Arti Skenik të hyjë në profesionet e rregulluara e pse jo, të mirëpaguara. Jemi në një situatë tejet absurde. Jemi në mosbesim TOTAL. Për të bërë edhe një herë të qartë pozicionin tim personal në këtë çështje, sikurse kam bërë edhe më parë, me qëllim të mos keqpërdoren në të ardhmen, po rendis si më poshtë:

1- Mirëmbajtja e Godinës, Prishja e saj apo Ngritja e një Godine tjetër, NUK janë të mbështetura në Pakte Strategjike. Nuk ka bazë ligjore për “riparimin e Godinës aktuale, prandaj ajo u degradua. Nuk ka asnjë bazë ligjore për “riparimin” e Godinës së re, që do të kërkojë edhe më shumë para në këtë drejtim, pra edhe godina e re do të ketë fatin e së vjetrës.

2-Godina aktuale e painvestuar është në kushte skandaloze skenike. Petrit Vasilin (në cilësinë e mjekut dhe bashkëpunëtorit shkencor) e kam ndjekur në një kronikë televizive, duke publikuar një libër për efektet kancerogjene të eternitit. Këtë promovim të punës se tij shkencore, për “ilustrim”, ai po e bënte pikërisht në hollin e kësaj Godine…

3-Godina aktuale nuk zgjidhi asnjëherë Nderimin për gjithë brezat që kanë sakrifikuar dhe kanë ngritur Artin Skenik Shqiptar.
4-Kur flasim për territor të Teatrit Kombëtar, unë kuptoj:
a- Ndërtesën e Teatrit Kombëtar,
b- Hapësirën e ndërmjetme, që së fundi i ka kaluar Drejtorisë së Park Rekreacionit(?!?!?!),
c- Godinën e Teatrit Eksperimental (duke përfshirë edhe ambientet që mbahen me fanatizëm nga bashkia e lokalet që janë në vazhdim të të njëjtave themele) dhe “Marangozerinë”.
Në rast se NUK preket ky territor dhe nuk kemi as prekjen e fasadave të TK e TKEKS me pamje nga Ministria e Brendshme, atëherë më duket mendjemadhësi të bëhem edhe “urbanist” për të kërkuar edhe se çfarë do ta rrethojë këtë Kompleks Teatror.

5-Në rast se ekziston një mundësi që të ruhen fasadat, atëherë vërtet do të ishte një kombinim shumë i mirë edhe i kërkesave të qytetarëve për Memorien Kolektive të Artit Skenik. Duke qenë se para 10 ditësh u hap Konkursi Ndërkombëtar për Godinën e Teatrit Kombëtar nga Bashkia Tiranë, nuk ndihmon servirja e projektit “Papion” nëpër kronika a dalje publike… Ndoshta paragjykojmë Konkursin apo flasim mbi një projekt të paorigjinuar ende.

6-Mbetem i mendimit që çdo marrëveshje të jetë objekt i tavolinave të rregullta konsultimi me aktorë e regjisorë. Patjetër që do të kemi moskuptim e kundërshti kur nuk flasim. Këto janë në mënyrë të përmbledhur qasjet e mia, kundrejt këtyre kohëve që po përjetojmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY