Përplasjet në Devoll, Basha paralajmëron: PS pas shtatorit nuk do të qeverisë...

Përplasjet në Devoll, Basha paralajmëron: PS pas shtatorit nuk do të qeverisë asnjë ditë

100
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar nga Devolli ku ka marrë pjesë në protestën atje, se kryebashkiakët e rinj do t’i shporrin me çdo mjet.Menjëherë pas fjalimit të Bashës, me dhjetëra mbështetës të PD kanë kërkuar të hyjnë në bashki, por kryedemokrati ka tërhequr protestuesit, duke u larguar nga kjo bashki.

Do i shporrim. Shporrje me çdo kusht, formë dhe mjet. Nuk do të pranojmë vjedhjen e uzurpimit të shtetit nga pakica në pushtet, Në mënyrë hajduteske. Do ta shporrim shumë shpejt këtë pakicë. Me pushimin e bashkisë si hajdutë, me pushtimin e pushtetit vendor si kriminelë. Mezi nxorën 6% të votave, ata kanë shkruar fatin e tyre,. Shporrja me çdo kusht me çdo formë, kjo që po ndodh është antikushtetuese, është antikriminale. Kanë kujtuar se me vapën e verës do të mund të realizojnë planin e tyre të vjedhjes. Ata nuk do të qeverisin asnjë ditë.PD opozita e bashkuar jemi me krah te qytetareve te Devollit dhe qytetareve anembane vendit,per ta shporrur kete pakice kriminale nga bashkia e Devollit dhe nga Shqiperia. Sado te kete investuar Rama per kapjen e drejtesise,zgjidhja e krizes politike nuk do ti jape aminsti nga i pari tek i fundit per shkelesit e ligjit”, ka thënë Basha.

Sot u betuan kryebashkiakët e rinj të Tepelenës, Kavajës dhe Rrogozhinës. Nuk munguan përplaset mes protestuesve dhe simpatizantëve të PD-së në Kavajë pas betimit të Redjan Kralit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY