Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk ka asnjë hapësirë për të rregulluar marrëdhëniet mes tij dhe Ilir Metës dhe e hoqi kategorikisht si mundësi ne te ardhmen.
“Jo nuk e kam në plan, por jam i gatshëm ta ndihmoj presidentin nëse ma kërkon sepse sinqerisht jam shumë i keqëardhur për presidentin dhe shumë i keq ardhur për gjendjen e institucionit. Por sic e keni parë jam kursyer dhe do të kursehem se realisht situata e presidentit është e rëndë dhe nuk dua ti shtoj më shumë vështirësi në perceptimin e realitetit.– tha Rama.
Ndërkohë shefi i qeverisë u pyet nëse mund të jetë letra e presidentit për tërmetet, një mundësi komunikimi mes tyre.
“Për tërmetin nuk kam çfarë t’ju them sepse Presidenti mund ta shtyjë tërmetin me dekret” – ironizoi Rama.
Keni frikë nga SPAK? Nëse jo, sepse e keni kapur ashtu si thotë presidenti përmes ramaforma?
Rama: Nuk është çështje trimërie, e frike, as Mic Sokolash, është çështje veprash, unë që ditën e parë kam qenë i vendosur për të bërë një reformë në drejtësi kur ne të miratonim çdo gjë që komisioni dhe ekspertiza ndërkombëtare do miratonte dhe do na sillte në tavolinë, e mbani mend që thashë nuk e kam lexuar draftin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/