Një makinë është djegur nga flakët në Bilisht, teksa mjeti ka qenë i parkuar para banesës së pronarit. Në orët e para të ditës së sotme, në Devoll digjet një automjet në lagjen nr.1 në Bilisht. Mjeti tip “Hyundai”, siç bëjnë me dije burimet policore ishte i parkuar para banesës së shtetasit D. A.
Nuk dihet ende saktësisht se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, po dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.07.2019, rreth orës 02:20, në lagjen nr.1 në Bilisht, është djegur mjeti tip “Hyundai” në pronësi të shtetasit D.A, i parkuar para banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/