Dy të vdekur në plazhet e Durrësit, dallgët rrezikojnë pushuesit

Dy të vdekur në plazhet e Durrësit, dallgët rrezikojnë pushuesit

291
0
Shares

Një pushuese 50-vjeçare humbi jetën në plazhin e Durrësit ndërsa një I ri vdiq në gjirin e Lalzit gjatë ditës së sotme.

50-vjecarja është futur në det për t’u larë por nuk është ndjerë mirë. Ajo është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë

Ndërsa një 33-vjeçar me iniciale B.M.  ka ndërruar jetë tek Gjiri i Lalëzit. Ai ka qenë duke udhëtuar me motor uji dhe pasi është rrëzuar, është mbytur. Mësohet se në momentin e ngjarjes në këtë zonë plazhi nuk ka pasur roje bregdetare, ndërsa ai është dëguar në spital nga disa pushues të tjerë por nuk ka arritur të mbijetojë.

Ndërkohë po sot, dy persona kanë rrezikuar mbytjen në Vlorë dhe në Velipojë por kanë arritur të shpëtohen falë ndërhyrjes së rojeve bregdetare.

Një 28-vjeçar nga Kosova është shpëtuar nga rojet bregdetare në plazhin e Velipojës. Vrojtuesi Eldi Hasani ka shpëtuar turistin 28-vjeçar i cili e ka transportuar në breg duke i dhënë ndihmën e parë mjekësore deri sa më pas në vendngjarje ka mbërritur ndihma e specializuar mjekësore.

Ndërsa një vajzë 9-vjeçare është shpëtuar nga rojet bregdetare në zonën afër Rrapit tek Uji i Ftohtë.

Për shkak të dallgëve të forta, ditën e sotme në portin e Vlorës, është pezulluar lundrimi i mjeteve me mbi 12 pasagjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY