Policia e Gjirokastrës kap një trafikant klandestinësh nga Tepelena në afërsi të kthesës së fshatit mashkullorë.
Në automjet u gjetën 4 meshkuj dhe 2 femra, njëra prej të cilave shtatzënë, shtetas të huaj të parregullt sirianë. Dyshohet se imigrantët klandestinët kanë kaluar nga kufiri i gjelbër në Kakavijë.
Ky është rasti i dytë brenda dy muajve i kapjes së një trafikanti. I pari ishte një shtetas irakian që trafikonte klandestinë nga Greqia në Shqipëri nga kufiri i gjelbër.
Gjatë muajit korrik policia e kufirit Gjirokastër në bashkëpunim me FRONTEX ka ndaluar rreth 70 shtetas të huaj nga vendet MENA( Middle East and North Africa)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/