Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish ministri i financave bën lëvizjen politike/ Aplikon “online” për të marrë sërish teserën e PS

27/07/2019
PS kërkon shkarkimin, Malaj: Ja pse cenohet integriteti i BSH
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një postim në rrjetet sociale,Ish-ministri i Financave Arben Malaj njofton se ka aplikuar “online” për të marrë sërish teserën e PS, nga e cila vendosi të largohej në vitin 2013, “kur vinte era dhe pushteti të dehte, dhe të babëziturit luftonin për pjesën e tyre të madhe në tepsinë e socialistëve”.

Malaj refuzon të heqë dorë nga Partia Socialiste, ndonëse një grup prej 28 deputetësh të këtij grupimi politik, i kanë dërguar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, kërkesën për shkarkimin e tij nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë.

Megjithatë, kjo kërkesë nuk i është pranuar ende dhe Malaj thekson se të drejtën e tij “universale dhe kushtetuese”, që të rianëtarësohet vullnerarisht në PS, nuk e cënon dot asnjë. “Në 2019-ën vendosa të kthehem në PS si një kontribut mirënjohës ndaj vendit tim dhe ndaj njerëzve të saj të mrekullueshëm.”- shkruan Malaj.

Më tej, ish-eksponenti i PS-së shkruan se “mjaftistët parafabrikatë”, duke nënkuptuar prurjet në radhët e socialistëve dhe veçanërisht kryebashkiakun Erion Veliaj, “do ta braktisin PS sapo të dalin në opozitë”, duke shtuar se ai kërkon të jetë në atë moment brenda partisë “me integritetin e pa cënuar, me profesionalizimin e thelluar dhe me dashurinë e shtuar.”

Reagimi i plotë
Kur të tjerët do ta fillojnë ta braktisin sapo PS të dalë në opozitë, vendosa të kthehem në PS, me integritetin e pa cënuar, me profesionalizimin e thelluar dhe me dashurinë e shtuar. Nga mençuria dhe krenaria labe janë inspiruar përherë në vendimarrjet e mia.

Në 1991, ata që e molën Partinë e Punës e braktisën të parët dhe uk kthyen po të parët për të t’i thitur deri në pikën e fundit, në pikën ku nga gjinjtë e nënave del më shumë gjak se qumësht. Nënave u shkon dhimbje në zemër dhe prapë durojnë.

Në 1991 unë ju bashkova socialistëve vlonjatë për modernizimin e PS. Isha me shumë fat që bashkëpunova si nënkryetar i PS Vlorë me qindra socialistë të ditur, fisnik, trima dhe krenar. Dy më të spikaturit Gëzimin dhe Nikon. Ulem agresivitetin partiak në Vlorë, e hapën partinë për të gjithë duke spikatur dhe promovuar më të mirët. E drejtuan PS në vitet e “cmendura” të viteve më të vështira të tranzicionit.

Gëzimi, Niko dhe Theodhoriu nuk fituan mundësi për deputet.
PS ka shumë detyrim ndaj tyre dhe personaliteteve të tillë në degët e saj.
Gëzimi, Niko, Theodhoriu dhe disa kolegë të spikatur janë në moshë aktive dhe produktive shumë të dobishme për vendin se “mjaftistët parafabrikatë”, sepse ata janë të ditur dhe gëzojnë kredibilitet publik maksimal.

Në 2013-ën kur vinte era dhe pushteti të dehte, dhe të babëziturit luftonin për pjesën e tyre të madhe në tepsinë e socialistëve, u vetëlargova nga PS.

Për 8 vite luftova kundër arrogancës dhe babëzisë që e kërcënonte rëndë gjithë pasurinë dhe trashëgiminë shpirtërore të qindra mijë socialistëve dhe mbështetësve të saj.
Mjaftistët dhe të babëziturt duket se e molën 99% PS-në.
Në 2019-ën vendosa të kthehem në PS si një kontribut mirënjohës ndaj vendit tim dhe ndaj njerëzve të saj të mrekullueshëm.

Kam aplikuar online, por pranimi në PS nuk qenka siç thotë Rama.
Në mirënjohje të socialistëve aplikova online edhe në 2013-ën, paszgjedhjeve, por e bllokuan.

Të drejtën time universale dhe kushtetuese, që të anëtarësohem vullnerarisht në PS nuk e cënon dot asnjë.

Mirënjohje.

 

Tags: arbenmalaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.