Erion Veliaj ka reaguar së fudmi, duke provokuar hapur artistët si dhe opozitën e cila eshte në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe po kundërshtojnë projektin korruptiv.
Pas protestës së zhvilluar sot nga artistët për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Kryetari i Bashkisë se Tiranës zgjedh të sfidojë durimin dhe rezistencën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Veliaj me anë të një reagimi ka ironizuar Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
“Lajm i mire qe pas kaq vitesh teater ne politike, LB shkon per here te pare ne Teater – dhe s’besoj tallashi i ngjan ndonje teatri ne Hollande, ku me i fundit eshte Theatre de Stoep! Por si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitoje serish!”, shkruan Veliaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/