Në mbledhjen e kësaj të martë të Asamblesë së PS-së, Kryetari Edi Rama bëri 8 ndryshime në kupolën rozë. Nëse largimi i emrit të Ditmir Bushatit tërhoqi më shumë vëmendje Rama ndryshoi edhe drejtuesit e qarqeve të Lezhës dhe Tiranës.
Në vendin e Ditmir Bushatit në Shkodër do të jetë kryebashkiaku i ri Valdrin Pjetri, në Lezhë në vendin e Lindita Nikollës shkon Sandër Lleshaj që bëhet pjesë e strukturave të PS-së dhe në Tiranë në vendin e Blerina Gjylametit do të jenë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.
Lëvizjet prekën edhe sekretariatet e partisë, teksa risi është ministri i jashtëm Gent Cakaj që merr drejtimin e sekretariatit të rinisë, ndërsa vend kishte edhe për të spostuarit në qarqe si koordinator.
“Duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në qarkun e Shkodrës, qarkun do ta drejtojë kryetari i ri i Bashkisë Shkodër (Valdrin Pjetri).
Duke ndjerë nevojën që në qarkun e Tiranës të ketë më shumë rezultat, qarkun propozoj ta drejtojnë bashkërisht Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Qarkun e Lezhës do ta drejtojë Sandër Lleshaj në vendin e Lindita Nikollës” – tha Rama.
Ndryshimet e Ramës në kupolën e PS-së
Valdrin Pjetri – emërohet koordinator për qarkun e Shkodrës në vendin e Ditmir Bushatit
Sandër Lleshaj – emërohet koordinator për qarkun e Lezhës në vendin e Lindita Nikollës
Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati – emërohen koordinatorë në Tiranë në vendin e Blerina Gjylametit
Gent Cakaj do të marrë sekretariatin për Rininë
Blerina Gjylamenti kalon te sekretariati për digjitalizimin
Arben Pëllumbi – emërohet sekretar për koordinimin dhe organizimin
Lindita Nikolla – emërohet sekretare për burime njerëzore në PS
Ilir Beqja – emërohet sekretar për koordinimin e punës së këshillave
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/