Sot PS pritet të mbledhë në orën 16:00 Asamblenë Kombëtare. Punimet e Asamblesë, do të celen nga kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së.
Në rendin e ditës është edhe analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit.Në rendin e ditës është përfshirë gjithashtu edhe Shqyrtimi dhe miratimi i projekt vendimit për organizmin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në parti.
Ndërkohë në mbledhjet e Kryesisë së PS-së është bërë një përmbledhje e rezultateve të qarqeve të zgjedhjeve të 30 qershorit.
Rendi i ditës së Asamblesë së PS:
2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Per Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.
6. Të ndryshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/