E vendosur deri në fund, Ademi vijon betejën: Ja çfarë i kërkojmë...

E vendosur deri në fund, Ademi vijon betejën: Ja çfarë i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese

87
0
Shares

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi do të vijojë betejën e saj për të mos u larguar nga zyra e institucionit qe drejton. Ajo ka deklaruar sërish se do ta vazhdojë rrugën e saj ligjore për zgjedhjet e 30 qershorit pasi sipas saj ishin kundra ligjit.

Ademi ka deklaruar se më 17 korrik 2019, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me procesin e 30 qershorit, si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, me 17 korrik 2019, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me procesin e 30 qershorit.

Konkretisht, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar:

1. Konstatimin antikueshtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe antarëve të këshillave bashkiakë dhe si rrjedhojë, konstatimin antikueshtetues të zgjedhjes së antarëve të këtyre organeve;

2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me gërmën d të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ne e dimë se sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, por duke besuar tek drejtësia dhe duke marrë parasysh edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, ne jemi të vendosur të vazhdojmë reagimin tonë institucional përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY