“I ka bërë gjykatat si dyqan”, Gjata analizon vendimin për Sakon: Rama...

“I ka bërë gjykatat si dyqan”, Gjata analizon vendimin për Sakon: Rama ka ngritur drejtësinë private

110
0
Shares

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me vendimet që dha Gjykata e Durrësit duke i konfirmuar mandatin kryebashkiakes Valbona Sako.

Ai e argumenton vendimin e Gjykatës së Durrësit për mosdhënien e mandatit të Sakos dhe më pas dhënien e mandatit si një vendim skandaloz dhe të paprecedentë.

Gjata u shpreh se Gjykatat janë bërë si një dyqan për kryeministrin Edi Rama, që nëse nuk i pëlqen një produk e kthen sërish.

Deklarata e Çlirim Gjatës

Vendimi i Gjykatës së Durrësit, pak ditë më parë, është simboli i drejtësisë private që ka ngritur Edi Rama.

Vendimi skandaloz, i paprecedentë në historinë e qytetërimit perëndimor, ku vendimi i gjykatës ndryshohet të nesërmen nga e njëjta gjykatë, sipas interesit të kryeministrit, është dëshmia më tronditëse për kapjen totale të drejtësisë nga Edi Rama dhe grupi i strukturuar kriminal i Rilindjes.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit për të ndryshuar një vendim pa e apeluar atë dhe dhjetëra vendime te tjera antikushtetuese me refomën në drejtësi, e faktojnë Edi Ramën si armikun më të madh të drejtësisë së barabartë për të gjithë.

3 vjet pas miratimit konsensual të ndryshimeve kushtetuese, shqiptarët janë dëshmitarë se drejtësia private e Edi Ramës nuk ka ndëshkuar asnjë zyrtar të lartë. Asnjë ministër, asnjë zyrtar i lartë publik, asnjë politikan nuk ka dalë para drjetësisë për vjedhjen e përditshme të shqiptarëve.

Drejtësia private që ka ndërtuar Edi Rama 3 vjet nga reforma në drejtësi është bërë mburojë e çdo pushtetari apo krimineli të lidhur me pushtetin që vjedh zgjedhjet për llogari të Edi Ramës.

Shqiptarët janë dëshmitarë të imunitetit që Edi Rama i ka dhënë Vangjush Dakos, i cili duhet të ishte sot në burg për krimin e blerjes së zgjedhjeve me krimin e organizuar.

Vetëm një drejtësi e çliruar nga diktati i Edi Ramës dhe i krimit do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, që mundësojnë qeverisje në interes të qytetarëve dhe çojnë përpara axhendën europiane të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY