Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Operacioni i madh anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë, ja detajet

21/07/2019
Operacioni i madh anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë, ja detajet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia italiane ka kryer 6 arrestime sot në mëngjes, në kuadër të një operacioni antidrogë në vend. Karabinierët kanë shkatërruar një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafik të lëndëve narkotike me destinacion nga Shqipëria në Sardenjë.

Bëhet me dije se të arrestuarit e shpërndanin lëndën narkotike edhe në vende publike. Në total janë kryer 17 arrestime. Në agimin e sotëm janë vënë në pranga 6 vetë, të cilët iu janë shtuar edhe të tjerëve që ishin arrestuar më herët, shkruajnë mediat e vendit fqinj. Ndërkohë, 2 të tjerë janë në kërkim dhe dyshohet se mund të jenë arratisur jashtë vendit.

Janë konfiskuar në total 10 kg kokainë, heroinë dhe marihuanë. Akuza kundër të arrestuarve është “krijimi i një shoqate kriminale që synon trafikun ndërkombëtar, posedimin dhe transferimin e drogës”. Hetimet kanë nisur që në vitin 2016, Karabinierët shtuan dyshimet për aktivitete kriminale në Olbia dhe në sheshet e Kosta Smeralda. Policia nisi të vëzhgojë disa shqiptarë dhe italianë, të dyshuar për trafik droge.

Si pjesë e grupit janë arrestuar më datë 30 dhjetor 2016 dy shqiptarë. Operacioni mori emrin “Rruga e detit”. Këtë emër e mori, pasi karabinierët vunë e se shqiptarët dhe italianët e dyshuar bënin rrugë detare nga Shqipëria në Itali. Karabinierët e Sassarit në bashkëpunim me kolegët në Ferrara ndërtuan ngadalë profilin e një organizate të mirfilltë kriminale të trafikut të drogës që importonte kokainë nëpërmjet korrierëve italianë dhe të huaj.

Hetimet nisën me arrestimin e një 25-vjeçari
Gjatë hetimeve, në shkurt të vitit 2017, një 25-vjeçar u arrestua për posedimin e 2.5 kilogram marijuanë. Pastaj rezultoi se ai ishte pjesë e një bande të trafikut të drogës. Pas një hetimi shtesë dhe pyetjes së 25-vjeçarit, u ndërmor tjetër aksion dhe u arrestuan katër italianë për posedim të 4 kilogramë kokainë të pastër.

Puna e karabinierëve u përqëndrua më pas në prodhim dhe shitje të kokainës. Duke vërejtur grupin si funksiononte dhe punonte, karabinierët shtrinë hetimet në disa provinca të Italisë si Cagliari, Lacio, Lombardia dhe Emilia Romagna. Më pas, kontrolle janë bërë edhe në portet e Livornos dhe Civitavecchia.
Shitja e “kokainës së zezë”

Drejtoria Qendrore e Hetimeve të Drogës në Ministrinë e Brendshme të Italisë bëri të mundur që me hetime të zbulojë të gjithë organizatën. Udhëheqës i supozuar ishte një shqiptar, narko-trafikant i njohur tashmë prej policisë.

Gjatë hetimeve në gusht 2017, policia italiane arrestoi një të ri nga Olbia, i akuzuar për importimin e dy kilogramëve të kokainës “të zezë” , lëndë narkotike jashtëzakonisht e rrezikshme.

Droga ishte paketuar mjaft mirë, ndërsa ishte një drogë e fortë, shumë e rrezikshme për përdoruesit. Jo vetëm kaq, por karabinierët kanë arrestuar një shqiptar, konsideruar një anëtar i fuqishëm i organizatës, i kapur me 1.5 kg kokainë të pastër dhe 1.5 kg heroinë dhe droga ishte tepër e kërkuar në sheshin e Sasarit. Në grup ishte edhe një burrë nga Senegali, që gjithashtu konsiderohej pjesë integrale e grupit të shpërbërë tashmë.

Tags: antidrogeitalioperacionSHQIPERI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Gazment Bardhi: BE i vendos 34 kushte Shqipërisë, pengesa për integrimin është Edi Rama

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.