Dorëheqja e Haradinajt, Albin Kurti: E paralajmëruam, sa më afër gjarprit aq...

Dorëheqja e Haradinajt, Albin Kurti: E paralajmëruam, sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je

116
0
Shares

Në një deklaratë për mediat, kreu i Vetëvendosjes,  Albin Kurti ka folur rreth dorëheqjes së Ramush Haradinajt. Që në fillim të saj, Kurti  theksoi se Haradinajn e kanë paralajmëruar se “sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je”.

Albin Kurti kur flet për gjarpërin i drejtohet presidentit Hashim Thaçi, për shkak të nofkës që presidenti  e kishte në luftë.

Ish-kryeministrin e kemi paralajmëruar disa herë sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je”, tha Kurti në konferencë, transmeton Gazeta Express. Rexhep Selimi e ka parlajmëruar në Kuvend, shtoi ai.

Sot ne i vuajmë pasojat e qëndrimeve të liga dhe vendimeve të gabuara vite me parë kur politikanët që deshën më shumë vetëveten sesa shtetin Kosovës ia bënë të keqen”, tha ai për themelimin e Gjykatës Speciale.

Shpresa është te Vetëvendosja dhe zgjedhjet e reja, tha Kurti.“Nuk e kemi më një qeveri që ishte e mbrapshtë dhe e pashpresë tash shpresa është te ndryshimi, të zgjedhjet, të liria te demokracia te VV-ja”, tha Kurti.

Haradinaj dha dorëheqje pasi tha se i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK’së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY