“Kuvendi dhe Politika ju bëri glasën mbi kokë”, Fuga pas miratimit të...

“Kuvendi dhe Politika ju bëri glasën mbi kokë”, Fuga pas miratimit të ligjit: Ta gëzoni të gjithë

99
0
Shares

Kuvendi miratoi projektligjin mbi Akademinë e Shkencave, e cila eshte kundërshtuar prej kohësh nga profesor Artan Fuga.

Ky i fundit në reagimin e tij ne rrjetet sociale, përgëzon ata që qëndruan të heshtur, duke e nisur nga profesorët.

Profesorët e degraduar në kapterra në lirim!

Politika dhe Kuvendi jolegjitim sot ju bëri glasën mbi kokë! 
——————————–
“Ta gëzojnë” profesorët dhe profesorët e asociuar ligjin që Kuvendi i sotëm jolegjitim aprovoi sepse sipas tij titujt më të lartë shkencorë janë “akademik” dhe “akademik i asociuar”.

“Profesori” kaloi në vend të tretë si titull shkencor, kurse “profesori i asociuar” në vend të katërt.

Si biçim kapterrash në lirim!

U degraduan edhe universitetet toptan! Si publiket ashtu edhe privatet! 
Tani janë nën akademinë e shkencave!

Ta gëzojnë edhe profesorët gjumashë si kërkues shkencorë në institute, edhe ata kujtonin se ishte betejë mes gjelash!

Ta gëzojnë edhe drejtuesit e universiteteve, rektorët, senatet, fakultetet, departamentet që nuk ditën dhe nuk patën guximin të mbrojnë stafet e tyre profesorale duke u tërhequr me lloj lloj kompromisesh dhe frikërash!

Kujtuan se unë përballesha për vete, ose luaja cic – mice në akademi! Po unë jam “akademik”!Nëse ende nuk doni të mobilizoheni :Flini të qetë kolegë!

Mendoni se ishte një ëndërr!Ta gëzoni të gjithë! Gjumë të ëmbël!Nëse ende keni ndërgjegje, zgjohuni”,-shkruan Fuga në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY