Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Rama i jep mikut të tij 526 milion euro”, PD nxjerr shifrat: Koncesioni për Milot Balldre rekordi i korrupsionit

18/07/2019
“Rama i jep mikut të tij 526 milion euro”, PD nxjerr shifrat: Koncesioni për Milot Balldre rekordi i korrupsionit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia demokratie ka sjellë sërish në vemendje koncesionet lidhur me rrugët Millot-Balldrën dhe ajo e Orikum-Dukat.

Ish-deputetja e PD Albana Vokshi në një dalje për mediat tha se rruga Milot – Balldren dhe ajo Orikum – Dukat janë dy segmente ku qeveria me anë të PP po bën grabitje të panumërta.

Vokshi tha se kompanitë që përfitojnë PPP janë afër kryeministrit Rama dhe vijojnë të grabisin shqiptarët. Ajo shtoi se Shqipëria sot është parajsë e pastrimit të parave dhe kjo vetëm për shkak të qeverisjes kriminale të Edi Ramës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vjedhura, në bashkëpunim me krimin, po noterozon sot një tjetër grabitje të madhe të shqiptarëve për të pasuruar miqtë personalë të Edi Ramës.

Janë 328 milionë euro për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra, afërsisht sa distanca mes Tiranës dhe Durrësit. Thënë ndryshe, me vendimin e sotëm kriminal të këtij parlamenti ilegjitim, 1 kilometër rrugë, do t’i kushtojë popullit më të varfër të Europës  10.5 milionë euro.

Kompania që përfiton pjesën e luanit, prej 258 milionë euro për 17 kilometra të rrugës fushore Milot- Balldre është ajo e Ndue dhe Agim Kolës, të njohur për lidhjet e ngushta familjare me Edi Ramën. Ndërsa kompania tjetër, Gjikuria, e koncesionit për Orikum – Dukat, njihet për numrin e madh të tenderave publikë që ka përfituar gjatë qeverisë së Edi Ramës.

Vendimi i Edi Ramës për të mos u tërhequr nga këto dy koncesione vjen pak ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e klasifikoi Shqipërinë si vendi më i korrupuar në Europë për shkak të procedurave të PPP-ve dhe koncesioneve të Qeverisë së Edi Ramës. Ato u cilësuan si koncesione klienteliste, të pastudiuara dhe jo në interes të publikut.

Me koncesionin për Milot Balldre, Edi Rama thyen çdo rekord korrupsioni dhe klientelizmi. Brenda 1 viti, Edi Rama i ka dhënë familjes së mikut të tij personal, Ndue Kola, 526 milion euro ose gati 5% të Prodhimit Kombetar nëpërmjet koncesiont të sotëm dhe atij të rrugës së Arbrit, që ndërtohet nga e njëjta familje.

Koncesioni Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat është pjesë e projektit kriminal “1 miliardë euro”, që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista, koston e së cilës e paguajnë qytetarët shqiptarë. Partia Demokratike paralajmëron klientët oligarkë të Edi Ramës se nuk kanë për t’i marrë paratë e shqiptarëve.

Me ligjin antimafia, që do të miratohet ditët e para të ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, çdo qindarkë që po grabitet sot, do t’u kthehet shqiptarëve. Përgjegjësit do të paguajnë me pasurinë e tyre çdo dëm që u kanë bërë financave të shtetit. Këto koncesione janë një vjedhje masive që u bëhet qytetarëve. Prandaj, ata e refuzuan masivisht Edi Ramën, sepse kanë kuptuar që Qeveria e tij punon vetëm për t’u pasuruar duke grabitur shqiptarët.

Shqipëria e ka emergjente çlirimin nga oligarkia e krimit dhe qeveria që i shërben kësaj oligarkie kundër interesit publik.

Tags: Albana vokshimillotPDrruget

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.