Balla kapet me Metën: Bashkëkryetari i opozitës me seli në Presidencë do...

Balla kapet me Metën: Bashkëkryetari i opozitës me seli në Presidencë do i kthejë ligjet…

86
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla vijon me sulmet ndaj opozitës, ndërsa këtë herë ka sulmuar edhe presidentin Ilir Meta.

Ai ka theksuar se Meta ka sy e veshë vetëm për hallet e opozitës dhe jo të popullit. Balla theksoi se presidenti do i kthejë ndryshimet në Kodin penal, por sipas Kuvendi do i miratojë sërish.

Si një nga bashkëkryetari i opozitës me seli në Presidencë, nuk kam fare dyshim që Meta nuk ka sy dhe vesh për të dëgjuar se çfarë duan shqiptarët por ka sy e veshë vetëm për Lulzim Bashën, Monikën dhe Berishën, dëgjon vetëm hallin e tyre. Por ne këto projekt ligje do t’i votojmë sërish. Aq më tepër kur dhunohen policë apo mjekë. Dënohen deri në 3 vite heqje lirie, dënimi për goditje për shkak të detyrës, shkon dënimi deri në 5 vite për zyrtarët e lartë. Le të guxojnë të godasin një punonjës policie dhe do të shikoni masat. Kemi parë shumë alabakë që më parë kanë qenë deputetë zgërdhiheshin para policëve”, u shpreh Balla.

Meta i ka kthyer mazhorances disa prej projektligjeve te cilat i ka argumentuar juridikisht se jane antikushtetuese. (kliko ketu)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY