Rrëzimi i zgjedhjeve në Durrës, habit kandidatja e BD-së: Njeriu nuk i...

Rrëzimi i zgjedhjeve në Durrës, habit kandidatja e BD-së: Njeriu nuk i vihet re çfarë bën…

138
0
Shares

Kandidatja e Bindjes  Demokratike në Durrës ka reaguar së fundmi pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, për të mos i njohur zgjedhjet e 30-Qershorit në këtë Bashki.

“Çudi, shpikje, marrëzi dhe fantazi” me këto fjalë e ka konsideruar vendimin e gjykatës së Durrësit për të mos njohur mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari.

Në një reagim mbrëmë në orët e vona të natës në faqen e saj në “Facebook”, Sakollari thotë se “Kur është në kohën e fundit, njeriut nuk i vihet re çfarë bën. Kështu dhe këtij sistemi, duke qenë në grahmat e fundit të tij, nuk i vihen re  marrëzitë që prodhohen ditë pas dite me të vetmin qëllim të shpërndarjes të sa më shumë tymnaje, për të mjegulluar realitetin”.

Ndërkohë, vetë Valbona Sako, u shpreh se do të ankimojë vendimin e gjykatës për rrëzimin e kërkesës së verifikimit të mandatit të saj në krye të bashkisë së Durrësit, pasi sipas saj, Gjykata e Durrësit vepron me dy standarde.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY