Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Ja si u themelua kompania mafioze që do pastrojë Tiranën

17/11/2016
SKANDAL/ Ja si u themelua kompania mafioze që do pastrojë Tiranën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike në Kuvend dokumente të shumta që faktojnë se shoqëria “Eco Albania” është një shoqëri mafioze dhe nuk është e bashkisë së Veronas.
Duke lexuar dokumentet në Kuvend, Berisha tha se fillimisht ishte Edi Rama që ka shkuar në Verona dhe më pas kjo bashki ka nisur negociatat me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Denoncimi i ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend

Më 22 Qershor 2016 u themelua në Tiranë kompania “Eco Albania”
Kjo kompani është bashkëpronësi e Bashkisë së Tiranës (51%) dhe kompanisë ‘ASGM Holding Albania’ (49%).
Aktualisht kjo kompani ka një kontratë ekskluzive me Bashkinë e Tiranës që synon ingranimin e saj në formë monopoli në trajtimin e mbetjeve të qytetit.
Aksionari AGSM-Holding-Albania në dukje është një kompani e bashkisë së Veronës, por zbardhja e interesave përbërës të kësaj kompanie zbulon se ajo është e ndarë në:
AGSM Verona – 75% dhe AMIA – Verona 25%
Kompania AMIA-Verona përfaqësohet nga shtetasi Andrea Miglioranzi dhe është kompani private e cila ka një akses të veçantë në Bashkinë e Veronës.
Zoti Miglioranzi më herët ka qenë i përfshirë si përfaqësues i disa kompanive të tjera italiane të cilat janë hetuar nga prokuroria italiane si kompani nën kontrollin e organizatës kriminale ‘Ndragheta’.
Biznesmeni Miglioranzi është njeri tepër I afërt I kryebashkiakut të Veronës, Flavio Tosi.
Kryebashkiaku Tosi nga ana tjetër ka qenë subjekt I një skandali mediatik sepse pak kohë pasi ai kishte mohuar çdo lidhje me organizatën ‘Ndragheta’, në media u publikua një foto e tij, ku pozonte në një përqafim vëllazëror me shtetasin Antonio Giardini, I cili konsiderohet si lojëtar I rëndësishëm I organizatës mafioze.
Aktualisht Bashkia e Veronës dhe kompanittë AGSM-Verona dhe AMIA-Verona dyshohen si kompani nën tutelën e organizatës ‘Ndrangheta’.
Ka pasur disa sinjale në media dhe në dosje hetimore që lidhin personazhet, ndonëse një hetim më I thelluar do të nevojitej për të verifikuar dhe dokumentuar më qartë përfshirjen e interesave të organizatës mafioze në këtë histori.
Nga ana tjetër, nëpërmjet pamjeve filmike dhe dokumenteve zyrtare, rezulton se ingranimi i ‘klanit Veronez’ në projektin e riciklimit ka nisur në vitin 2014, kur deputeti rilindës Artan gaçi shkoi në Verona dhe kërkoi zyrtarisht mbështetjen në kompaninë AMIA-Verona, për të hyrë në Shqipëri.
Vizita e Gaçit u pasua nga dy vizita të Edi Ramës I cili u takua në Itali me kryebashkiakun e Veronës Tosi. Ky I fundit erdhi më pas në Durrës ku u fol për një projekt kulturor, por interesat e vërteta të takimeve lidheshin me biznesin e riciklimit.
Pas takimeve me Ramën, kryebashkiaku i Veronës Flavio Tosi, nisi kontaktet me Erion Veliajn dhe dy bashkitë nënshkruan dhe marrëveshjen mes tyre dhe krijuan kompaninë e përbashkët ‘Eco Tirana’.
Indiciet, dokumentet publike, fotot e publikuara, hetimet e disa personazheve të lidhur nga prokuroria italiane, çojnë në gjurmët e implikimeve të organizatës ‘Ndragheta’, duke ngritur dyshime të arsyeshme se Edi Rama ka vendosur të bëjë biznes me këtë organizatë dhe t’ua japë atyre monopolin e riciklimit.
Të njëjtat kompani italiane kanë dështuar që të aplikojnë të njëjtën skemë në Rumani, Bosnje apo Kroaci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Policia bllokon bulevardin për protestën e opozitës të premten pasdite

07/05/2026
SPAK dhe BKH thellojnë hetimet në dosjen AKSHI, në fokus transfertat miliona euro për 4 kompani

Gjykata e Lartë teston, nxjerr nga arresti Mirlinda Karcanajn

07/05/2026
“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

07/05/2026
Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur ?!

Menyja me ‘helm’ për studentët e sigurisë, zbulohet çfarë u dhanë për drekë

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Policia bllokon bulevardin për protestën e opozitës të premten pasdite

07/05/2026
SPAK dhe BKH thellojnë hetimet në dosjen AKSHI, në fokus transfertat miliona euro për 4 kompani

Gjykata e Lartë teston, nxjerr nga arresti Mirlinda Karcanajn

07/05/2026
“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.