Ngjarje e rëndë në Greqi/ Po hanin drekë, shqiptari vret shqiptarin në...

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Po hanin drekë, shqiptari vret shqiptarin në sy të fëmijëve

777
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi kur një shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është goditur tri herë me thikë nga i njohuri i tij. Ngjarja ka ndodhur në Nea Anchialos, ku dy burrat me origjinë shqiptare po drekonin midis tyre në shtëpi.

Rreth orës 16:30 minuta, biseda midis tyre është “ndezur” dhe për pasojë 45-vjeçari ka qëlluar tre herë me thikë 38 vjeçarin, ku njëra prej goditjeve ka kapur në pjesën e zemrës.

Viktima u transportua menjëherë për në Spitalin e Volosit, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Gazeta greke “Tanea” shkruan se ende janë të panjohura arsyet që çuan në ngjarjen e rëndë.
Viktima u godit në sytë e dy fëmijët të tij që në atë moment ndodheshin në shtëpi.

Sulmuesi, pas vrasjes doli nga shtëpia në gjendje të dehur, ndërsa u identifikua dhe u arrestua menjëherë nga policia. Thuhet se sulmuesi kishte probleme me alkoolin edhe në të kaluarën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY