Amerikanet arrestojne ish- presidentin per korrupsion

Amerikanet arrestojne ish- presidentin per korrupsion

116
0
Shares

Autoritetet amerikane njoftuan se kanë arrestuar ish-presidentin peruan Alejandro Toledo, bazuar në një urdhër të autoriteteve peruane nën akuzat për korrupsion, njofton sot zeri i amerikes.

Sipas Departamentit të Drejtësisë Alejandro Toledon u arrestua në Kaliforni dhe pritet që më vonë gjatë kësaj të zhvillohet një seancë dëgjimore për ekstradimin e tij. Alejandro Toledo ndodhej në SHBA i ftuar nga universiteti i Stanfordit në cilësinë e studiuesit.

Prokurorët peruanë e akuzojnë ihs-presidentin Toledo për marrjen e një ryshfeti prej 20 milionë dollarësh nga një kompani ndërtimi braziliane, në këmbim të një kontrate qeveritare për të ndërtuar një autostradë mes Perusë dhe Brazilit.

Vitin e kaluar prokurorët nisën një hetim të gjerë ndaj këtij skandali duke përfshirë edhe dy ish-presidentë të tjerë, Pedro Pablo Kuczynski dhe Alan Garcia.

Ky i fundit (Alan Garcia) vrau veten në muajin prill kur policia shkoi në shtëpinë e tij për ta arrestuar. Pedro Pablo Kuczynski ndodhet në arrest shtëpiak ndërsa po merr veten nga një operacion që ka kryer së fundmi në zemër.

Alejandro Toledo, i cili ka qenë në detyrën e presidentit prej vitit 2001 deri më 2006-n, i ka mohuar akuzat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY