Shehaj: Kjo qeveri po i rrjep shqiptarët në mënyrë kriminale

Shehaj: Kjo qeveri po i rrjep shqiptarët në mënyrë kriminale

93
0
Shares

Pas denoncimit të Partisë Demokratike, qeveria beri një sqarim që, në fakt, konfirmoi të gjitha akuzat tona për koncesionin korruptiv të inspektimit të pompave të naftës. Sqarimi është dëshmi e arrogancës për të vjedhur dhe e frymës kundër shtetit të së drejtës.

Qeveria pranoi sot se Gjykata Administrative urdhëroi ministrinë te anullonte tenderin dhe të ribënte termat të referencës të tenderit, sepse ishin në kundërshtim me ligjin.

Ministria e Financave jo vetëm nuk zbatoi vendimin e gjykatës, por shpalli fitues kompaninë Noa Control per të cilën janë paracaktuar kriteret e tenderit.

Ministria e Financave e shpërfilli vendimin e gjykatës me pretendimin se vendimi nuk është bërë ende përfundimtar nga Gjykata e Apelit! Ky është mentaliltet kriminal, bandit dhe antishtet.

Qeveria deklaroi, gjitashtu, se mund ta prishë kontratën, kur të dojë pa pasojë. Njësoj siç bëri në rastin Becheti dhe tani qytetarët, jo Edi Rama, do të paguajnë 130 milionë euro. Përsëri, mentalitet kriminal.

Koncesioni i pompave të naftës është bërë vetëm për të vjedhur. Prapa tij qëndrojnë të afërm të Kryeministrit Rama, i cili është personi i vërtetë që ka urdhëruar këtë grabitje.

Kjo qeveri po i rrjep shqiptarët në mënyrë kriminale.
Sikur të kishim prokurori të pavarur, ajo do të kishte filluar menjëherë hetimet për të zbuluar se në xhepat e kujt do të shkojnë paratë që u vidhen shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY