KLP nxjerr emrat e 15 kandidatëve për SPAK, kush përjashtohet dhe kush...

KLP nxjerr emrat e 15 kandidatëve për SPAK, kush përjashtohet dhe kush vijon garën

152
0
Shares

Këshili i Lartë i Prokurorisë nisi mbledhjen me rend dite “Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokuror të SPAK, ndërkohë që ka publikuar emrat e 15 kandidatëve të parë që garojnë për Prokurorinë e Posaçme.

Komisioni i Posaçëm ka miratuar një metodologji vlerësimi me pikëzim për secilin kandidat në përputhje me “Rregulloren për ngritjen e SPAK” e miratuar në seancën plenare të KLP-së.Procesi është mbikëqyrur përgjatë ecurisë së tij nga misionet ndërkombëtare EURALIUS dhe OPDAT.

Sipas KLP, do të vijojnë më tej garën për në SPAK prokurorët Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabellui, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behar Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.

Ndërkohë, KLP ka vendosur të përjashtojë nga gara disa prej emrave të njohur të sistemit të drejtësisë, siç është drejtuesja aktuale e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, si dhe ish-kreun e kësaj Prokurorie, Besnik Hajdarmataj.

Gjithashtu, janë përjashtuar edhe dy prokurorët Dritan Prençi e Vladimir Mara, të cilët njihen si prokurorët e dosjeve “të nxehta”, siç është ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ajo e përgjimeve për blerjen e votave në Durrës, “339”, në të cilën është i përfshirë edhe ish-kreu i kësaj bashkie, Vangjush Dako.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY