Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/”Refuzuan qeverisjen nga 5 oligarkët”, Basha flet për votimet: Arsyet madhore pse shqiptarët nuk votuan

16/07/2019
FOTO/”Refuzuan qeverisjen nga 5 oligarkët”, Basha flet për votimet: Arsyet madhore pse shqiptarët nuk votuan
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, i shprehu mirënjohjen strukturave të PD në Vaun e Dejës për qendresën dinjitoze ndaj sulmit të strukturuar kriminal të qeverisë ndaj Bashkisë së Vaut të Dejës, kryetarit të saj dhe interesit të qytetarëve të kësaj bashkie.

“Kanë dështuar me turp që në 2015-en dhe e trefishuan turpin më 30 Qershor, kur u braktisën edhe nga socialistët, të cilët i çuan një mesazh të qartë Edi Ramës dhe Tom Doshit se ata preferojnë më mirë të rrinë në shtëpitë e tyre, sesa t’u dalin kundër vëllezërve dhe motrave demokratë në luftën dhe kauzën e drejtë për çlirimin e të gjithë shqiptarëve nga e krimi, varfëria dhe hajdutëria”

Kreu i opozitës dënoi përpjekjet kriminale të pushtetit për të inkriminuar kryebashkiakun Zef Hila, të cilin e cilësoi si një nga kryetarët më të suksesshëm të pushtetit vendor që ka pasur Partia Demokratike në 30 vite.

Basha tha se duke i shërbyer interesit të qytetarëve të bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila është një shembull për drejtuesit vendorë. “Zef Hila është investimi juaj dhe investim i Partisë Demokratike dhe jo i krimit të organizuar, as i një kupole hajnash të korruptuar, siç janë ata që sot sundojnë në Partinë Socialiste. Si kryetar i Partisë Demokratike, unë jam i vendosur të bëj gjithçka në pushtetin tim, për ta mbrojtur këtë investim të shkëlqyer”- u shpreh zoti Basha.

Duke theksuar se 30 Qershori është ngjarja më e paligjshme në 30 vjet pluralizëm, kreu i opozitës u ndal në 3 arsyet madhore pse 85 % shqiptarëve e braktisën regjimin kriminal dhe të korruptuar të Ramës në 30 Qershor.

1. Vetëdija se 30 qershori nuk bëhej për interesat e njerëzve, por për pushtetin dhe pasurinë e bandës që sot sundon pa ligj e Kushtetutë.
2. Gjendja katastrofike ku e ka katandisur Edi Rama ekonominë.
3. Beteja dhe vendimet e opozitës.

Lideri i opozitës shpjegoi se kjo gjendje e rëndë ekonomike është rezultat i drejtpërdrejtë i politikës së vetme ekonomike të ndjekur nga Edi Rama, grabitje e pasurisë dhe parave publike për llogari të pak personave. “Bregdeti, minierat, nafta, bujqësia, bimët medicinale, gjithçka është monopolizuar për t’ua dhënë në dorë 5 oligarkëve dhe 5 kriminelëve, me të cilët është ortak dhe për të cilët qeveris Edi Rama. Sepse, siç e treguan edhe përgjimet e Bild-it, me ata ai mori pushtetin, ndaj për ta dhe me ta po qeveris.”– u shpreh kreu i opozitës në takimin e Vaut të Dejës.

Lulzim Basha argumentoi se refuzimi masiv i 30 Qershorit nuk do të kishte përmasa të tilla të paprecedenta pa betejën, vendimet e drejta dhe qëndresën e PD e të opozitës, e cila, vrau frikën e shqiptarëve dhe e ekspozoi në çdo dimension regjimin kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

Tags: BashaMalesitakimevau i dejes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.