Kryemadhi zbërthen skemën e Vetingut, zbulon kërcënimet dhe presionet ndaj Denar Bibës

Kryemadhi zbërthen skemën e Vetingut, zbulon kërcënimet dhe presionet ndaj Denar Bibës

111
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zbërthyer skemën sesi KQZ sipas saj po kryen veprimet e ditëve të fundit, pa marrë parasysh ligje apo dekrete qe duhen zbatuar.

Ajo deklaroi se kreu i qeverisë Edi Rama ka kërcënuar anëtarin e KQZ Denar Bibën me vettingun e bashkëshortes dhe se listën kush e kalon procesin e bën njeriu i afërt i tij.

“Gjyqtarët kanë frikë Engjëll Agaçin se ai i bën listat kush kalon dhe kush jo. Shkarkimi i Bashkim Dedjas ka qënë kurth. Duhet të ikte që të shkatërrohej Gjykata Kushtetuese.”

Lidhur me Vettingun, Kryemadhi tha se edhe ndaj Denar Bibës po bëhej presion që të mos i shkarkohen bashkëshortja.

Kush është ai gjyqtar i cili merr përsipër shkeljen e dekretit presidencial. Nga ana ligjore 13 tetori, KQZ nuk e ka nisur procesin. Ne do i bëjmë një letër KQZ-së sepse çdo letër që do na kthejë KQZ do jetë një shpjegim por nëse Denar Biba do kërcënohet me vettingun e bashkëshortes së tij, kjo është çështje tjetër”, tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY