Ministrja Lindita Nikolla “me fat”, ja pse nuk u sulmua me bojë

Ministrja Lindita Nikolla “me fat”, ja pse nuk u sulmua me bojë

86
0
Shares

Mirela Ruko, aktiviste e “Lëvizjes për Universitetin”, i ka hedhur salcë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Ministrja ishte e ulur në radhën e parë gjatë Samitit të Studentëve të FRESH, kur studentja 23-vjeçarja nga Fieri i është afruar ngadalë dhe në momentin që ka qenë përballë saj i ka zbrazur në kokë një shishe me salcë domateje.
Në lidhje me këtë çështje, përfaqësues të “Lëvizjes për Universitetin”, kanë sqaruar arsyen përse zgjodhën salcë dhe jo bojë.
“Ky ishte një aksion i menduar më herët. Arsyeja përse zgjodhëm salcë domateje, keçap, ishte së nëse do i hidhnim bojë, edhe akuzat ndaj nesh do ishin më të mëdha. Se mund të shkaktojë helmim dhe t’i vihet jeta në rrezik personit. Por, ideja ishte që ta lyenim me diçka dhe shumë mirë kjo gjë bëhet me salcë domateje”.
“Lëvizja për Universitetin”, prej dy vitesh ë është një nga zërat më kritikë ndaj politikave të qeverisë ndaj arsimit. Kanë qenë aktivistët e kësaj lëvizjeje, studentë dhe pedagogë të universiteteve publike, që kanë organizuar një sërë protestash kundër ligjit të ri të arsimit të lartë. Po ashtu, ata mbështetën edhe protestat e maturantëve këtë vit të ri, të cilët protestuan ndaj kritereve të reja të pranimeve në universitet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY