Enton Duro, vetëm tre muaj pasi kishte marrë detyrën, u shkarkua nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Lidhur me kete shkarkim, deputeti Lefter Maliqi ka folur së fundmi duke zbuluar arsyet e shkarkimit, ndërsa nuk pati asnjë sqarim zyrtar lidhur me këtë vendim.
Në një konferencë për shtyp, deputeti Maliqi deklaroi se Enton Duro u shkarkua nga Tatimet, pasi nuk mbajti premtimin për të nxjerrë administratën në votime më 30 qershor. Sipas deputetit, ai u shantazhua që të çonte administratën në votime, por punonjësit nuk pranuan të shkonin.
“Edhe shkarkimi i Drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve ka të bëjë me mosmbajtjen e premtimit, u shantazhua që administrata të shkojë në votime, por nuk shkoi. Po kapen të gjitha institucionet, po shkojmë drejt diktaturës”, tha Maliqi.
Gjithashtu ai foli nga selia e parlamentit lidhur me krizën politike dhe raportin e fundit të DASH, që e konsideron Shqipërinë si vendin më të korruptuar.
“Do të them një shprehje të Viktor Hygosë, – tha maliqi, – “që kur qeverisin maskarenjtë, përfitojnë horrat”, duke shtuar se vendi eshte nje gjendje alarmante e udhëhequr nga bandat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/