Lirimi i ish-deputetit, Manjani: S’kisha dyshim! Ç’arrestim të ligjshëm mund të bëjë...

Lirimi i ish-deputetit, Manjani: S’kisha dyshim! Ç’arrestim të ligjshëm mund të bëjë policia politike?

76
0
Shares

Ditën e sotme, Gjykata vendosi lirimin e ish-deputetit Bardh Spahia, i cili qëndronte në arrest shtëpie. Në argumentimin e vendimit, thuhej ndër të tjera, se arrestimi i tij ishte i paligjshëm.

Këtë vendim të gjykatës e ka komentuar dhe ish-ministri i drejtësisë,  Ylli Manjani, i cili thotë se  vërtetua edhe një herë se, policia politike e Ramës nuk bën ndalime dhe arrestime të ligjshme.

Edhe arrestimi i Bardh Spahisë ju doli i PALIGJSHËM!  S’kisha dyshim. Ç’arrestim të ligjshëm mund të bëjë policia politike?!”, shkruan Manjani në një postim të tijin në Facebook.

Bardh Spahia u arrestua pas sulmit ndaj një KZAZ-je të vendosur në një shkollë të Shkodrës.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY