Vettingu i kandidatëve për SPAK, të premten mbyllet procesi

Vettingu i kandidatëve për SPAK, të premten mbyllet procesi

81
0
Shares

Vazhdon vettingu për kandidatët që duan të jenë pjesë e SPAK, strukturës së re dhe të rëndësishme të reformës në drejtësi.

Kandidatët për Prokurorinë Speciale po dalin para vettingut dhe se ky proces pritet që të mbarojë ditën e premte.

Janë 23 kandidatë për SPAK, 10 kanë kaluar vettingun.

Sot mbahet dita e tretë e intervistave të personave që kalojnë në vetting. KLP vazhdon intervistat me kandidatët për krijimin e SPAK.

Vazhdon pyetja për prokuroren Elizabeta Imeraj. Ka një sërë pyetjesh që lidhen me anën profesionale, me shkollimin, mënyrën si janë hetuar emra të njohur të botës së krimit etj.

Ky proces pritet që të mbarojë të premten. Me ata që kanë kaluar vettingun, mund të ngrihet SPAK. Prokurorët Arben Kraja dhe Arben Prenci e kanë kaluar deri tashmë zyrtarisht vettingun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY