Përplasje mes Metës dhe Kryeministres serbe: Njihni Kosovën, duhet ta trajtoni me...

Përplasje mes Metës dhe Kryeministres serbe: Njihni Kosovën, duhet ta trajtoni me respekt

112
0
Shares

Mospjesëmarrja e Kosovës në samitin e Bosnjës është bërë shkak për përplasjen mes Presidentit Meta dhe kryeministres serbe Brnabiç.

Ilir Meta teksa vendoi të marrë pjesë në Samitin e SEECP në Sarajevë mbajti fjalimin e tij, ku shprehi keqardhjen e tij që Kosova nuk kishte marrë pjesë me përfaqesuesit e saj. Presidenti theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet me respekt.

Tani është koha e duhur, që jo vetëm Bosnja dhe Hercegovina, që duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit, por edhe çdo vend tjetër të bëjë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të këtij realiteti. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj.”, tha Meta ndër të tjera.

Pas këtij fjalimi i menjëhershëm ishte edhe reagimi i  kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç e cila i është përgjigjur me ironi Presidentit shqiptar.

Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, – tha ajo, –  dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY